Ne bëjmë llafe, herë të ftohta-herë të nxehta, flasim dhe shkruajmë atë që mendojmë, atë moment… Dikush e pëlqen, dikush s’e pëlqen, njeri shanë, tjetri pajtohet dhe të gjithë shqetësohen në mënyra të ndryshme… Unë kritikoj, herë me të drejtë, herë pa të drejtë, nuk jam unë, as ti, që i shkatërrojmë gardhët, s’na pyet kush jo, as Thaçi as Haradinaj, as Mogherini, as Hoti, as BE-ja e më gjërë… Të gjitha këto i bëjnë ata që marrin rroga, askush tjerër, ke parë në një kohë i madhë e i vogël i thurrnin lavde Xhaxhait, kur vdiq i madhë e i vogël qante, dikush me zë e dikush pa zë, ka të tjerë që qonin lule te varri i Titos, shumë sish edhe qanin, njejtë ndodhi edhe kur vdiq Rugova shumë nga ata politikanë që e shanin, tash i përkulen mermerit të bardhë, edhe për atë kohë edhe për këtë kohë për t’i parë publiku dhe për t’ia falë ndonjë vote. Pra vota është ajo qe i ngritë dhe i ulë…, e na prap do të bejme llafe – jo ky kishte te drejte, jo ai, jo ky-jo ai… Ata marrin rroga dhe pasurohen, ndërsa ne shqetësohemi për ta, sa ia vlen…? Lum miku kështu është e kurdisur bota, dikush bënë llafe e shqetësohet, dikush paguhet, dikush jo. Postimin e kam ba gati-“hedije” për ata që jetojnë nga llafet, e që qeshen…, e ne që po bëjmë llafe e po shqetësohemi… me të drejtë, pa të drejte, gjithkush në mënyrën e vet, dhe ne fundi-fundit jemi miq dhe shqetësohemi me të drejtë, prandaj bejme llafe, apo jo!?
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …