Si nuk përmendet edhe një fakt shumë i rëndësishëm, pse nuk pati demonstrata dhe protesta masive derisa ishte gjallë Enveri? Të kujt ishin ata lotë kur vdiq ai? Sa do të ishte e arsyeshme që shqiptarët e Kosovës të protestonin kundër sistemit të atëhershëm komunist, kur shqiptarët e Shqipërisë nuk e kundërshtonin atë; as demokratët e sotëm, të cilët ishin anëtarë të devotshëm të Partisë së Punës, sa ishte gjallë Enveri.
i Prishtinën e goditi tërmeti. Analistë të shumtë kane mprehur shtizat për të gjykuar çdonjërin qe mendon ndryshe, rivalitet i papajtueshëm. Nëse jeni partnerë, apo bashkëmendimtar të sulmit agresiv dhe të vrazhdë kundër ish kryetarit shqiptar Enver Hoxha, ju jeni në përparësi, pavarësisht që metoda juaj e veprimit është shumë agresive, e pamatur dhe e përafërt me një mendim të uniformuar shumë të ngjizur me atë që kualifikohet si stalinizëm, ndërsa besoni do ta keni e keni punën piskë nëse jeni në taborin tjetër, të atyre të cilët janë në pakicë, tash, se më herët ishte ndryshe, nuk jeni pra pjesë e atyre të cilët për çdo ditë gëlltisin mjete financiare të majme nga fonde te ndryshme, dhe në emër të fjalës së lirë bëjnë demonizimin e liberalizmit demokratik.
Nëse mendoni se jeni më demokratë se amerikanët atëherë e keni gabim, ngaqë në Amerikë studentët e interesuar studiojnë edhe marksizmin edhe islamin, që pak a shumë në Kosovë kualifikohen si “tabu tema”, apo debati që zhvillohet është shumë anues. Është e vërtetë qe liberalët për nga koncepti janë shumë më afër socialdemokratëve dhe socializmit si koncept politik dhe ekonomik. Dallimi konceptual nuk qëndron vetëm në dallimet ideologjike por edhe në mirëqenien e përgjithshme e bazuar në iniciativën dhe pronën private.
Deri sa në shumicën e shteteve në Evropë pronësia është e kombinuar, në atë shtetërore dhe private; në SHBA prona është privatizuar krejtësisht prandaj edhe ka karakteristikat e sistemit kapitalist, jo atij eksploatues, por të kapitalizmit demokratik. Por me akordimin e 700 miliardë dollarëve të akorduara nga Kongresi për të stabilizuar ecuritë në sistemin bankar; u prish baraspesha e deritanishme e tregut të lirë, i cili bazohet tërësisht në raportet e kërkesës dhe ofertës, meqë u lëkund seriozisht tregu i aksioneve. Intervenimi financiar u shoqërua me debate kritike, si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, për të korrigjuar gabimet në Wall Street.
Ju mendoni se do te jem i frustruar me atakun masiv në pjesëmarrësit e tubimit jubilar të ditëlindjes së Enverit. Jo, vetëm dua te shpreh opinionin tim të veçantë nga të tjerët. Dhe çfarë do të ishte opinioni pa standarde elementare. Sigurisht që debati nuk do të ishte i suksesshëm, po të ishte unitar, atëherë kur të gjithë bëhen bashkëmendimtarë të një mendimi të uniformuar, dhe çfarë debati do të ishte atëherë, kur edhe debatuesit kanë arsimim të ndryshëm. Çdonjëri duhet ta pyet veten e përfaqëson mendimin e mësimit publik apo atë privat, pajtohet me gjenezën e Darvinit, për mësimet për natyrën apo atë të teologëve, përfaqësues të religjionit, nuk shkojnë bashkërisht të dyja.
Nëse përfaqësoni mendimin e Darvinit atëherë përfaqësoni mendimin ateist, nëse jo atëherë ju kanë mësuar gabimisht në shkollë, dhe sipas logjikës së tanishme të debatuesve duhet të mbyllen shkollat publike, atëherë çdo gjë do të vihet në përballje; liberalët konservatorët, të pavarurit…
Këto dilema janë shumë të pranishme në Amerikë. Nuk janë aspak të pëlqyeshme ndërkëmbësit e analistëve të cilët e imponojnë vetëm një mendim, për ideologjinë dhe për religjionin, si njëra palë ashtu edhe tjetra palë duhet të jenë pjesë e debatit konstruktiv e të argumentuar, jo atij paradoksal. Të njëjtën qasje duhet ta ketë edhe debati për shtetin dhe udhëheqësit e shtetit, për shoqërinë në përgjithësi por edhe për ideologjinë të metat dhe përparësitë.
Është e vërtetë që nëse një vend është i getoizuar dhe në atë vend jetojnë njerëzit e izoluar të udhëhequr nga qeveria e dalë nga lufta, dallon edhe koncepti i sovranitetit; që si kërkesë primare ka ruajtjen e kufijve dhe territorin, gjë që ka legjitimuar ligjet shumë më të ashpra sesa në shtetet tjera, të cilat nuk kanë qenë të rrezikuara, ngase kanë bashkëjetuar nën ombrellën e NATO-s, krejt ndryshe nga Shqipëria e vogël e cila u detyrua të bashkëjetojë me fqinjët në kufi, për të mbijetuar si shtet sovran, për të mos lejuar copëtimin e mëtejmë të tokave shqiptare, a nuk i shprehnin apetitet gllabëruese, haptas, të gjitha shtetet përreth, duke instrumentalizuar edhe religjionin për këtë qëllim?.
Mendimi i balansuar është shumë më i favorshëm dhe më i arsyeshëm sesa ai ekstrem, që mbyll debatin, duke krijuar “tabu temat”, a nuk ishte i tillë sistemi i mëhershëm komunist, që ishte pak më ndryshe se ky i sotmi i përfaqësuar nga Partia Komuniste e Kinës, e cila nuk po ka vështirësi të adaptimit me rrjedhat e sotme në botë, duke bashkëpunuar me shtetet që kanë zgjedhur rrugën e demokracisë si koncept të jetesës, dhe ky realitet po pranohet edhe nga amerikanët.
U bë presion i panatyrshëm për bojkotimin e lojërave olimpike nga shumë grupe të shoqatave joqeveritare; për shkak të Maynmarit, të Tien’amenit, por përkundrazi liderët botërorë nderuan rexhimin aktual të Kinës komuniste me pjesëmarrje masive por edhe me përcjelljen e jashtëzakonshme të lojërave verore olimpike të organizuara në Peking, këtë vit, në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe presidenti amerikan George W. Bush, por edhe liderët tjerë botëror, duke e parapëlqyer uljen në tribinat e stadioneve të shtetit nikoqir, dhe ku; në një shtet komunist që po përjeton një shkallë te lartë të zhvillimit ekonomik, shumë më ndryshe sesa ai i komunistëve sovjetik, atëherë.
Nuk i pengoi aspak amerikanët që të huazojnë kredi nga po i njëjti shtet komunist, i cili shkeli rininë studentore e cila u përplas me policinë në Tien’amen, meqë gjuha e biznesit është krejtësisht tjetër nga ajo ideologjike.
Suksesi i një sistemi nga ai tjetri matet jo vetëm me zhvillimin e hovshëm ekonomik që ka bazën në ngritjen e shkallës së investimeve, por edhe me rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve, që realisht lidhet edhe me shkallën e mirëqenies së qytetarëve. Me gjithë dallimet ideologjike dhe të sistemeve qeverisëse Kina ka zgjuar interesimin e kompanive multinacionale, për shkak të sigurisë ligjore dhe investive, prandaj favorizuar investimet në këtë shtet i cili dallon shumë nga sistemi kapitalist, duke neglizhuar bile edhe raportet e agjensioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Cila është pra e vërteta që dallon kapitalizmin nga socializmi, por edhe demokracinë parlamentare nga ajo moniste-komuniste?
Është kapitali, që me vija të trasha do të thotë interesi.
Sa dekada kanë shkuar nga koha e qeverisjes së Enverit deri më tash, dhe a po vlerësohet qeverisja e tij në kontekst të kohës, apo ajo kohë e fotografuar po ndriçohet tash me syzet tona “realiste”.
Pa dashur të favorizoj mendimin për kryetarin e RPSH-së, Enver Hoxhën, duhet të pasqyrohet realisht periudha e qeverisjes së tij, e bazuar në fakte. Sa ishte shkalla e arsimimit të popullatës, niveli i vetëdijes, pastaj gjendja ekzistuese e pajisjeve prodhuese, uzinat, pra cili ishte niveli i infrastrukturës, dhe a kishte popullata ndonjë traditë industriale etj. Pastaj shtrohet pyetja a ishte Enveri çlirimtar apo tradhtar, nëse ai e shpiu vendin në taborin e shteteve antifashiste, atëherë nuk mund të shikohet me syza që nuk kanë si njësi matëse dioptrinë, dhe pse Greqia përpiqej dhe pretendonte vazhdimisht që Shqipëria të klasifikohej në anën e humbësve, si aleate e nazi-fashizmit, vetëm për një arsye për të arsyetuar gjenocidin kundër popullatës çame, atëherë, por edhe pastaj me të gjitha mjetet.
Evropa në atë kohë ishte e humbur, po të mos ishte intervenimi amerikan, i cili e shpëtoi Evropën nga çizmja naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe kundër çizmes së Stalinit, më vonë e Hrushqovit, nga influenca megalomane komuniste. Bota nuk do të harrojë ditët e fryrjes së erërave të Luftës së tretë botërore, në prag, të cilën fatmirësisht e zgjodhi J. F. Kenedy, duke ia lënë për më vonë edhe presidentit Regan të shpartallojë perandorinë sovjetike.
Pse Shqipëria nuk ishte në taborin e shteteve të zhvilluara, të cilat përfituan nga programi Marshall, ishte se këtë e gatiti konferenca e treshes në Jaltë.
Dhe që nga atëherë Shqipëria notonte në valët e turbullta të ekzistencës për të mbijetuar si shtet sovran apo për të humbur nga harta politike e Evropës, ky ishte edhe motivi i mbylljes, por edhe ndërrimi i akrepave të kompasit kah Stalini, i cili në atë kohë premtonte zgjidhjen e problemeve nacionale me shumë kujdes.
Edhe pse Enveri kishte kërkuar më 1949 bashkimin e krahinave shqiptare në një shtet nuk u realizua, edhe për shkakun që edhe jugosllavët i ndërruan fjalët, duke ndrydhur shqiptarët si asnjë shtet tjetër.
Dhe çka duhet të bënin shqiptarët atdhetarë, të përqafonin politikën e vojvodëve çetnikë të cilët kishin veshur gëzofin e partizanëve komunistë, apo të simpatizonin dhe t’i afroheshin shtetit amë të udhëhequr nga kryetari Enver Hoxha. Si nuk përmendet edhe një fakt shumë i rëndësishëm, pse nuk pati demonstrata dhe protesta masive derisa ishte gjallë Enveri? Të kujt ishin ata lot kur vdiq ai? Sa do të ishte e arsyeshme që shqiptarët e Kosovës të protestonin kundër sistemit të atëhershëm komunist, kur shqiptarët e Shqipërisë nuk e kundërshtonin atë; as demokratët e sotëm, të cilët ishin anëtarë të devotshëm të Partisë së Punës, sa ishte gjallë Enveri. Dhe më tregoni ju lutem sa do të ishte kjo e arsyeshme kur mbi 700,000 shqiptarë kaluan nëpër burgjet e ish Jugosllavisë. Koha është rregullator normal i ngjarjeve, ashtu edhe duhet të vështrohen ngjarjet atëherë, le të jetë ky preokupim shkencor i historianëve.
Janë shume ngjarje të përfolura më herët por edhe tash për kryetarin e RPSH-së dhe sekretarin e parë të Partisë së punës së Shqipërisë, ato ishin shumë të hidhura në kohën sa ishte gjallë “xhaxhai”, ashtu e quanin atë, atëherë.
Sa herë përmendej emri i tij në Kosovë pasonte dënimi me burg. Ashtu ndodhi edhe gjatë ndeshjes në Beograd ku zhvillohej ndeshja në futboll në mes të Prishtinës dhe Cërvena Zvezdës të cilën e pat fituar Prishtina me rezultat 3:1, kur simpatizuesit e Prishtinës brohoritnin Eho, një brohoritje që ndihej kudo në stadiumet e Evropës; simpatizuesit e Prishtinës u dënuan me nga dy muaj burg, me motivacion se ata i klithin kryetarit shqiptar Enver Hoxha. Qysh atëherë organet e pushtetit, dënonin deri në absurditet çdo përpjekje të shqiptarëve që ndërlidhej me Shqipërinë. Qëllimi ishte i përsosur dëshirohej që përmes dhunës të ndërtohet kombi i ri jugosllav dhe çdo gjë që kishte konotacion kombëtarë ndëshkohej pa pardon.
Ishin të ndaluara këngët, përmendja e qyteteve shqiptare, pushteti kujdesej edhe për emrat, ata i frikoheshin rrymës kombëtare që frynte nga mali i Tomorrit të Çajupit. E ç’dinim ne se ç’po ndodhë në Shqipëri?
Nga atje dëgjohej fshehtas Radio Tirana, e cila mbulonte Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, dëgjoheshin emisionet e lajmeve për shqiptarët jashtë atdheut, por edhe këngët që kumbonin fuqishëm më çifteli, të Fatime Sokolit e të Dervish Shaqës.
Prandaj nuk kam fuqi të ndërroj atë pjesë të historisë, ngase u shkollova e u rrita në atë frymë, me librat që lexoja tinëz të bartura nga miqtë apo shokët, duke rrezikuar burgun disa vjetësh.
Ashtu u ndërtuan edhe Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha të cilët po sulmohen pa asnjë pretekst, po sulmohet jeta e tyre personale dhe ideja e tyre kombëtare për të cilën ishin burgosur me shumë vite burg, jo që ishin marksistë, por pse ishin shqiptarë dhe atdhetarë.
Unë kisha admiruar guximin e tyre të madh në përpjekjen e tyre për të ndërruar gjërat. Nuk do të kisha fuqi njerëzore që do të më detyronte të sulmoj Adem Demaçi, të riun shqiptarë, shkrimtarin dhe intelektualin e guximshëm që shkruajti “Gjarpinjtë e Gjakut” për të ndalur hakmarrjen, e cila po çon kokë ende për të marrë ndonjë jetë të pafajshme.
Ata ishin heronjtë e mi të rinisë, ngase ata rrezikuan jo vetëm jetën e tyre, të familjes, por edhe mëhallës në të cilën jetonin. Them që ngjarjet ishin në atë kohë shumë dramatike, por mua nuk më pengonte të dëgjoja muzikën pop dhe Beatles-ët, pastaj grupet e rockut: Pink Floyd, Rolling Stons, Led Zeppelin, Santanën, Jimy Hendrix, Janis Joplin etj.
Mund të thoni çfarë lidhje ka Dervish Shaqa e Paul McCartney, për mua kishte shumë bile, rapsodi më frymëzonte me këngët e bukura shqiptare ndërsa Beatels-ët më inspironin me guximin e tyre për të ndërruar botën përmes muzikës, ata këndonin nga ndërtesat shumë katëshe të Londrës e të Liverpulit.
Atëherë ishin në trend edhe këmishat me portretin e Çe Guevarës, jo që kishim ndonjë dijeni politike, por ishim të rinj që e pëlqenim trendin.
Tash është më ndryshe, ngase ka ndryshuar trendi, demokracia ka përfshirë tërë rruzullin tokësor, dhe përparësitë e saj jemi duke i shijuar edhe ne. Këtë trend e kanë kuptuar edhe kalamajt, pra kanë ndryshuar rrethanat historike, fal edhe teknologjisë së sofistikuar të internetit, qytetarët nuk janë më të izoluar dhe atyre nuk mund tu servohet vetëm një e vërtet, por ata kanë mundësi të njohtohen se çka po ndodhë në botë; si i riu në Ameikë, ai në Azi, Afrikë e kudo tjetër, jemi ba pra pjesë e një familje mediale globale.
Tash pra është shumë më lehtë se ç’ishte atëherë, pra për këto ndryshime një hise të zhvillimeve shoqërore e kanë, edhe Jakupi, edhe Berati, edhe Hydajeti, ët gjithë ata që u burgosën dhe dhanë jetën për këtë vend. Gati harrova të rrëfej edhe ngjarjen tjetër atë kur në një lokal të Prishtinës ishin takuar Enveri (tezak imi ndjestë pastë) dhe Zymberi. Ata nga gëzimi që shiheshin filluan të gëzohen me zë. Njëri klithte me zë paksa të çjerrë rroftë Enveri, tjetri rroftë Zymeri, si duket spiunëve të cilët ishin afër nuk u pëlqente ky gazmend shoqëror prandaj Zymberin që i gëzohej takimit me Enverin e pranguan. Më besoni asnjëri as tjetri nuk ishin fare të politizuar, por ishin që të dytë shqiptarë dhe ishin të rinj.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …