Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Pikëpamjet e Kissingerit për Kosovën

Ne librin e Henry Kissingerit “Does America need a Foreign policy? te botuar nga shtepia botuese Simon & Schuster (Rockfeler Center 1230 Avenue of the America New York, NY 10020) ne fund te vitit 2001 qe eshte vazhdimesi e veprave prestigjioze te nobelistit per paqe z. Kissinger, qartesohen levizjet politiko-diplomatike te SHBA-se dhe Aleances Veriatlantike me mbeshtetje te qendrueshme legjislative ne marredheniet nderkombetare, te fuqizuara nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se. Opusi i veprave ( Ne drejtim te diplomacise per shekullin 21, Vitet e diplomacise, Politika e jashtme amerikane-tri esete, Problemet e strategjise nacionale, Liber per lexime (editor), Partneritetet problematike, Rivleresimi i Aleances se Atlantikut, Nevoja per zgjedhje, Perspektiva e politikes se jashtme amerikane, Armet nukleare dhe politika e jashtme, Rikthimi i botes Matternich, Castleragh dhe problemet e paqes 1818-1822) percakton karakterin dhe kahjen e zhvillimeve te diplomacise amerikane dhe asaj evroperendimore qe po u paraprine proceseve te reja te globalizimit politik dhe ekonomik, ne mbeshtetje te te cilave Kissingeri bene studimin dhe egzagjerimin e politikes nderkombetare ne bote. Ai ne librin e tij “Does America need a foreign policy” perfshin ne menyre analitike dhe kronologjike rrjedhat politike ne Ballkan si nga spektri i poltikes nderkombetare ne pergjithesi por edhe asaj amerikane ne vecanti, duke detajizuar dhe duke dhene shpjegime te bollshme per intervenimin e aleances si nga aspekti politiko-diolomatik por edhe ai ushtarak, duke mos e ndare nga ky proces historik (intervenimi i pare ushtarak nga ajri), dhe duke i dhene nje rendesi te vecante luftes guerile te UCK-se per pavaresi. Librit i paraprijne edhe shenimet per autorin: Henry Kissinger ka pranuar detyren ne shtator 22, 1973 si i pesedhjete e gjashti sekretar shteteror i SHBA-se, te cilen e ka mbajtur deri ne janar 20, 1977. Ai ka sherbyer si keshilltar i presidentit per siguri nacionale prej 20 janarit 1969 deri me 3 nentor 1975. Ai ka marre shperblimin Nobel per paqe me 1973, dekoraten presidenciale per liri (mirenjohja me e larte per qytetare amerikane) me 1977 dhe medalen e lirise me 1986. Ai eshte drejtor i Kissinger Associate, Inc.-firme nderkombetare per konsalting.

Henri Kissinger ne kete liber mberthen te gjitha segmentet e luftes ne Kosove, perfshire fitoren e Aleances kunder Jugosllavise, luften e UCK-se, kalkulimet e gabueshme te politikes jugosllave, dhe propozon menyren e zgjidhjes. Edhe pse mendimet e Kissingerit jane ne kolizion me programet e partive politike te Kosoves, te cilat nuk treguan as sensin me te vogel te ralitetit, por secila prej tyre ofronte pavaresi te menjehershme te Kosoves (pa bere operacionalizimin e programeve te shpalosura para elektoratit se ne cka e mbeshtetnin kete optimizem, kur nuk jane ne gjendje asgje te zgjidhin, kur edhe pas 100 ditesh nuk vendosen kryetarin dhe kryeministrin, por edhe pas zgjedhjes se tyre ne realitet asgje nuk ndryshoi, apo,  eshte nje ndryshim shume i vogel nga ai qe ata i ofruan elektoratit, e mos te ceken zgjidhja e problemeve te grumbulluara, si politika fiskale, legjislative, ekzekutive, pronesore-juridike, investive, harmonizimi i ligjeve per mbrojtjen e te drejtave qytetare dhe siguria e tyre, harmonizimi i ligjeve vendore me ato nderkombetare nga fusha e te drejtave dhe lirive te njeriut, e drejta per pune si e drejte burimore e te  drejtave dhe lirive te njeriut, nxjerrja e standardeve tekniko-teknologjike qe do te ishin ne pajtueshmeri me ato nderkombetare si psh. ISO, klasifikimi dhe kategorizimi i veprimtarive punuese, si dhe nomenklatura e profesioneve sipas asaj amerikane apo evroperendimore, ligji mbi regjistrimin e patenteve, etj., per shkak te mosmbajtjes se seancave plenare te parlamentit) ato shprehin mendimet e nje njohesi shume te cmuar te politikes nderkombetare, i cili eshte i kycur drejpersedrejti ne rrjedhat politiko-diplomatike te SHBA-se. “Kombinimi i kercnimeve masive dhe akcionet ekuivoke hasen ne rruge qorre. Serbet te cilet gabuan ne gjykim ne fillim te intervenimit te NATO-s gjithashtu edhe ne seriozitetin e percaktimit per nje pergjegje ushtarake” qe vijezohet ne ate: – gabimi ne prag te intervenimit ushtarak te NATO-s – gabimi ne seriozitetin per nje pergjgjegje efektive ushtarake. Ne anen shqiptare Ibrahim Rugova i cili ishte lider i rrezistences shqiptare, qe kishte zbatuar casje joviolente ishte zevendesuar nga UCK-ja e cila ishte percaktuar ta shfrytezoj brengosjen e perendimit per te drejtat e njeriut qe ta rrise nivelin e dhunes deri ne ate shkalle qe ta impllikoi intervenimin e NATO-s. Shkurt politika e NATO-s u ka dhene te dy aneve nje stimulim qe ta ndjekin nje kurs shume te papajtueshem. Perfundimisht kur NATO-ja interevenoi e beri me te njejten ambivalence qe e ka karakterizuar sjelljen e meparshme te NATO-s, NATO-ja mbeti prane “nocionit te Westphalian-it” per sovranitet, qe Kosova eshte pjese integrale e Jugosllavise, dhe perfundoi luften duke ushqyer kete angazhim preciz ne rezoluten e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe do te thote NATO-ja eshte me afer protektoratit tradicional te qeverisjes se sa te influencoi ndonje kualitet te ri. Forcat e NATO-s jane ne Kosove ne baze te mandatit te OKB-se i cili ne efekt eshte kunder aspiratave te popullsise lokale shqiptare. Shqiptaret nuk luftuan per autonomi por per pavaresi dhe sigurisht jo te mbeten nen qeverisjen jugosllave dhe ata treguan kete qendrim kur ate e pastruan etnikisht 200.000 serb nga territoret pas  fitores se NATO-s. Cka do te ndodhe pas Millosheviqit?

Jugosllavia “demokratike” e perkrahur nga Rusia do te kerkoje ne OKB t’ju permbhet rezolutes se Keshilit te Sigurimit qe t’i mundesoi ushtrimin e te drejtave te banoreve te vet. Cili do te jete qellimi ame per kerkesat e kosovareve per pavaresi te cilat jane te sigurta per permbajtje. Do te jete ironike per SHBA qe kane luftuar ne emer te autonomise se kosovareve, por tash te rrezistoi por edhe te luftoi qellimet qe te arrihet pavaresia e kosovareve. Per me shume qe NATO-ja do te shendrrohet ne nje force okupatore, do ta gjeje veten si nje parti e perhershme e nje lufte te hidhur ne Ballkan qe duket arkaike per shumicen e amerikaneve dhe evroperendimoreve. Ne anen tjeter pavaresia e Kosoves do te kete nje ndikim te thelle te te gjithe fqinjet e sidomos me ato me popullate shqiptare te madhe, se paku 1/3 e popullates shqiptare ne Maqedoni eshte shqiptare dhe gjithashtu ka nje minoritet te rendesishem ne Mal te Zi dhe ne Greqine Veriore. Pavaresia e Kosoves sigurisht qe do te udheheqe kerkesat se paku per autonomi per keto minoritete dhe sigurisht nje lufte guerile ne Maqedoni. Ne nje proces i cili mund te shnderrohet ne nje levizje per Shqiperi te madhe duke unifikuar Shqiperine e sotme, Kosoven dhe minoritetet shqiptare qe do te kene mundesi qe ta arrijne autonomine.

Permbushja e te gjitha aspiratave te shqiptareve do te duket te te tjeret qe lufta per pavaresi e ne shekullin XIX dhe ne fund te shekullit XX si nje kthim i filmit prapa. SHBA dhe NATO nuk mund te lejojne qe ceshtjet t’i merre fryma ne pakufi. Nje menyre e mundshme e zgjidhjes eshte qe te thirret nje konference nderkombetare duke perfshire nen patronatin e OSBE-se qe te arrihet nje zgjidhje politike per Bosnjen dhe Kosovesn. Do te percaktoj hapat drejt pavaresise per Kosoven dhe te vendose ceshtjet e Bosnjes ne baze te principit te vetevendosjes per secilin grup etnik. Konferenca gjithashtu do te pajtohet duke garantuar rezultatet e marreveshje”* (*-Kissinger “Does America need a foreign policy”)

Edhe pse disa nga pikepamjet e Kissingerit nuk perkojne krejtesisht me realitetin e Kosoves dhe ate te shqiptareve (pastrimin etnik te Kosoves, meqe po qe se pranohet konstatimi se NATO-ja ka hyre ne Kosove pas nenshkrimit te marreveshjes ushtarake ne Kumanove, ne baze te se ciles nga Kosova duhet te terhiqeshin forcat paramilitare, policore dhe ushtarake-se bashku me ta u larguan edhe shume serb te cilet ishin te implikuar ne akte kriminologjike ndaj bashkeqytetareve. Gjate tere kohes se invazionit disavjecar policor dhe ushatak, ata asnjehere nuk u distancuan nga politika fashiste e Millosheviqit, perkundrazi ata ishin edhe mbeshtetesit kryesor te kesaj politike. Kosova ne te vertet sherbente si rregulator per zgjatjen e jetes te regjimit fashizoid te Millosheviqit. Mbi kurrizin e shqiptareve zbatohej strategjia per balancimin e forave politike ne Serbi.

Serbet pra ishin te vetdijshem se ishin bashkepjesemarres te krimit ne Kosove, prandaj edhe u larguan nga kjo koloni) ato vetem karakterizojne realitetin e hidhur se shqiptaret kane bere vleresime te gabueshme per realitetin (nga kuti shqiptar), duke menduar se e drejta dhe e vertetea eshte gjithnje ne anen e tyre. Kjo me se miri u deshmua me marrveshjen jugosllavo-maqedonase mbi caktimin e kufinjeve, ku Kosoves iu moren disa mijera hektare toke pune, ratifikimi i keasj marreveshjeje u be edhe me bekimin e PDSH-s ne parlamentin maqedonas te cilet kete e arsyetonin kinse me rezoluten 1244 se Kosova eshte pjese integrale e Jugosllavise. Mungesa e informacioneve, por edhe studimeve te thella nga politikane dhe intelektualet shqiptare (nganjehere shtypi ditor pretendonte te shkoqiste mendimet e diplomateve te huaj), krijuan vakuumin e ndarjes por edhe te manipulimit me shqiptar, pa nje veshtim kritik te proceseve ne bote, duke i lene anash shqiptaret shpeshedhe duke mos u permendur fare si nje faktor i rendesishem i proceseve integruese ne Evrope, gjithnje duke mos u marre me te drejten e tyre per integrim te brendshem. Kissingeri konsideron se SHBA-ja ne Ballkan ka rolin e funkcioneve te njejta sic kishte Austo-Hungaria dhe Perandoria Otomane gjate ketyre viteve te kthesave te medha te shekullit, duke mbajtur paqen e brishte dhe duke mos lejuar kercnimin e metejme te paqes me instalimin e forcave te veta ushtarake ne kufirin qe ndan grupet etnike te konfrontuara. Meqe SHBA-ja ka nje dominim te theksuar ne institucionet nderkombetare financiare cdo mos kooperim me ta mund te sjelle te mjerimi dhe vazhdimi i agonise ekonomike-financiare. Meqe politika e jashtme amerikane ka mbeshtetjen kruciale ne media dhe sentimentet e kongresit-dy barometra te rendesishem te interesit amerikan i cili tash per tash perkon me nje interesim te zvogluar, cdo gabim i faktorit politik shqiptar qe do te afrohej me teper me konceptin evropian e jo me ate amerikan do te jete tragjik per shqiptare. Pra shqiptaret duhet te mbeshtesin ne menyre te qendrueshme konceptin amerikan qe eshte baze per realizimin e interesave te tyre nacionale-ato te integrimit brenda-shqiptar, qe do te nenkuptoje lidhjet e qendrueshme politik, ekonomike dhe ato nga fusha investive. Meqe SHBA e konsideron veten si burim dhe garantues i institucioneve demokratike pergjate globit, duke ngritur ceshtjet si ato te implementimit-pranimit dhe garantimit te zgjedhjeve te lira, duke zbatuar sankcionet ekonomike ose pergjegjesite tjera nese kriteret nuk jane te plotesuara, rezultat i se ciles eshte perfshirja e trupave amerikane kudo ne bote qe nga Evropa Veriore e deri te vija e konfliktit ne Azine Lindore. Dialogu, demokratizimi i shoqerise, mbrojtja e te drejtave dhe lirive te njeriut, eshte koncept i palekundshem i politikes se jashtme amerikane, ky koncept pretendon te kete shtrirje globale meqe organizimi i tanishem ne bote eshte i tejkaluar, OKB-ja eshte shnderruar ne dinosaurus i birokracise, e cila nuk eshte ne gjendje te zgjidhe asnje problem ne bote. Globalizmi i lirive dhe te drejtave te njeriut eshte koncept qe ofron Amerika, ne te cilat vlera mbeshtetet edhe civilizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …