Pasi që vërejtja e mishtarëve kosovarë ishte e ngulmët, atëherë zërit të tyre iu bashkangjitën shumica e subjekteve politike, duke ngritur zërin refuzues, pa dhënë sqarime të mjaftueshme pse po refuzohet ky udhëzim. Më vonë sigurisht do të ketë protesta të përzera artistësh dhe të mediave, të cilet përfituan mjete të mëdha financiare si anglo-folës, apo të paktë, në kohën kur nga Sorosi derdheshin mjete për instalimin e demokracisë në Kosovë. Lë vend të shpresohet se protestat dhe bizneset do të organizohen më mirë, duke aplikuar forma më të avansuara të organizimit, të integrimit të kompanive të vogla në ato më të mëdha, kështu do të zvoglohen edhe shpenzimet e tranportit, por edhe planifikimi i nevojave do të jetë më rentabil.
Shumë keq që në debat nuk po inkuadruan edhe inspektorët sanitarë, higjienik, pastaj mjekët, konsumatorët dhe kështu të zgjërohet rrethi i përkrahësëve apo i refuzuesve të çdo vendimi asminiatrativ, jo joshës. Mund edhe t’më gjykoni ç’më duhet mua përfshirja në debat, meqë mund edhe mos të jem kompetent, por një gjë dua ta them se në çdo kompani amerikane ku bëhet prerja, coptimi, grirja, produkti final, sortimi sipas porosive, paketimi, ngrirja.., distribuimi, bëhet nën mbikqyrjen e inspektorëve federal sanitarë, të cilët orarin e punës e kane prej momentit kur fillon dhe mbyllet orari në kompanitë e mishit, në njërën nga to kam punuar edhe vet, meqë Amerika është shtet i profesioneve të ndryshme, nuk është pengesë nëse je shkolluar për një profesion dhe punon në degë tjera të ndryshme industriale. Prandaj duhet të fillojnë inciativat e pronarëve të kompanive vendore të mishit për bashkëpronësi me kompanitë e huaja, do të ishte me interes të përbashkët; pra para se të inkuadrohen partnerët e jashtëm afarist duhet të shtrohen edhe obligimet për përfshirjen e punëtorëve vendorë. Shihni se ku kanë arritur Emiratet e Bashkuara, jo vetëm duke bërë transferin tekniko-teknologjik, por duke përfshirë në treg kompanitë serioze dhe prestigjioze, të cilat mund të ofrojnë edhe siguri te investitorët e jashtëm, kuptohet duke gjetur format për ruajtjen e interesit të përbashkët, atij nacional dhe ekonomik, duke u arritur pajtuedhmëria se pa siguri ekonomike dhe zhvillim ekonomik, punësim intensiv, nuk ka as siguri fizike, por as nacionale.
A nuk munden biznismenët që të lobojnë përmes grupeve të interesit në parlament dhe të lobojnë për ndryshime ligjore më të favorshme. Nuk duhet kuptuar importin e ushqimit shtazor, vetëm si mjet i pasurimit, por jo edhe i kujdesit për shëndetin e popullatës, them se e dyta për konsumatorin është shumë më e rëndësishme se profiti i tyre. Nuk them se tërë politikës kosovare po i vie era mish, por duhet gjithsesi edhe deputetët të nuhasin erën e mishit të freskët dhe të ngrirë, i cili sortohet me vite në frigoriferët me ngrirje të thellë në shumë vende të Amerikës Latine, që pastaj adresohet në adresat e mishtoreve kosovare të kompanive të shumta, pse mos të duken mostrat e mishit të importuar edhe në ulëset e parlamentit, atëherë ngjyra e mishit do të fiton në përmbajtje, kështu parlamentarët do ta kenë një pasqyrë më reale se me çka ushqehen qytetarët. Vet procesi i shitblerjes dhe sortimit të mishit nuk është vetëm përcjellje e letrave, apo i transportit, por gjithsesi kjo formë e biznesit është shumë e ndieshme dhe duhet të mbështetet në rregullativa shumë rigoroze. Se çfarë ngjyre do të merr debati varet edhe votuesit, por debatin duhet ta fryejnë edhe konsumatorët të cilët drejpërdrejtë janë të implikuar si palë në demokracinë parlamentare; por patjetër gazetarët hulumtues mund të japin kontributin kryesor jo vetëm duke hapur debatin, por duke i krahasuar kriteret me ato të rajonit, por edhe më gjërë, që si rrugëdalje është ushqimi i shëndoshë për popullatën, pastaj punësimi dhe profiti. Përfundimisht për shoqërinë më lirë do të kushton mishi cilësor, se sa sëmundjet eventuale, të cilat po përhapen edhe si epidemi, i cili po troket në pragun e çdo shteti. Shumë më lehtë do ta kenë kompanitë private të organizohen më mirë, duke aplikuar forma më të avansuara të organizimit, të integrimit të kompanive të vogla në ato më të mëdha, kështu do të zvogloheshin edhe shpenzimet e tranportit, por edhe planifikimi i nevojave do të ishte më rentabil.
Duhet gjithsesi që sistemi i bizneseve të imta në Kosovë të ndryshoj, kompanitë e vogla të kalojnë në “franchise” e për këtë duhet të angazhohen agjensi konsulatative pranë zyreve komunale të cilat do t’u ofronin shënime të nevojshme investuesve të interesuar, por t’u ndihmojë atyre të ciëlt kanë para, por janë në hamendje ku me i investu, nuk është aspak i justifikueshëm derdhja e kapitalit privat në kompani të dyshimta, të pa regjistruara, duke bërë shumfishimin e kapaciteteve pa plan: shumë restorane, pompa, spitale, furra, universitete private, bastore, shtëpi publike, kasino, duke tejkaluar parashikimet “zhvillimore”, duke u joshur politikanët me të gjitha këto “të mira” . Kështu në Kosovë jo që po ndërtohet ekonomia e tregut, por po krijohet një anarki e palejuar. Edhe nëse ka dobësi vendimi administrativ ai duhet të rifolmulohet, por jo ashtu si u shkon për shtati tregtarëve të mishit, por pak më ndryshe, duke iu përshtatur rregullave të reja ligjore; është mungesë e madhe që nuk funksionojnë si duhet agjensionet e specializuara, të autorizuara nga qeveria për të kryer punën e inspektimit, të cilësisë…
Qeveria shpeshherë me të drejtë e kritikuar, herë-herë për shkak të neglizhencës së tepruar në prodhimin e ligjeve, por nganjëherë edhe përshpejtësisë në nxjerrjen e udhëzimeve adminitrative, po krijon nebulozë, sikurse shumëherash, pa dhënë spjegime të domosdoshme, edhe në konferencat për gazetarë, prandaj nuk po dihet kush ka të drejtë, ngase çdo turr i pa balansuar po ka pasoja në treg, si në çmim poashtu edhe në cilësi, e çmimin nuk po e paguan as qeveria as kompanitë të cilat synim e kanë profitin, por po pësojnë konsumatorët të cilët po viktimizohen dhe janë kategori ligjërisht e pa mbrojtur. Sigurisht që edhe qeveria me të gjitha resoret ministrore ka përgjegjësinë më të madhe, se kujt do t’ia plotësojë dëshirat, dëshirat përfundojnë kur gjërat rregulluohen me ligj, atëherë ndalen llafet dhe retorika pa përmbajtje.