leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Qëllimi i nacionalisteve dhe partizanëve shqiptare ishte i njëjtë, çlirimi i tokave shqiptare

Historia e shkruar dhe pa shkruar shqiptare interpretohet gabimisht, sidomos kur interpretimet behen ad-hoc dhe kane vetem nje qellim rrezimin e debatit, per te deshmuar egocentrizmin ja une ia qellova. Shume kolos te letrave shqipe perfshire edhe shkrimtarin dhe intelektualin e kohes Vehap Shita konstatojne se shqiptaret shpetuan nga asgjesimi pronesore dhe fizik me inkuadrimin e tyre ne LNÇ. Ka pasur raste gjate historise qe nacionaliste dhe komuniste jane te burgosur ne nje çeli, sikurse rasti i Tefik Çanges dhe Luan Gashit, i biri i drejtorit te pare te Gjimnazit te sotem Sami Frasheri, Ahmet Gashi. Ne nje takim joformal ne Tirane pas fitores se demokracise ne Tirane kete detaj e spjegon Luan Gashi ne pranine e Sabri Godos, rastesisht qellova edhe une, fale lidhjeve qe kishte Luan Gashi me familjen e njohur Ajvazi, me gjyshin tim nga ana e nenes atdhetarit dhe tregetarit te njohur llapjan dhe më gjere, Bajram Ajvazit, si dhe dajes Ramadan Ajvazi, kryetar i deges se LNDSH te Prishtines, duke perfshire edhe dhenderrin e Bajram Ajvazit, Zotni Hasan Bilallit, sekretar i LNDSH-se dhe perfaqesues i LNDSH-se gjate kontakteve më ambasadat perendimore, më vone ata u denuan me burgje te renda ne Nish dhe Idrizove te Shkupit.

Dua te them se konstalacioni i forcave ishte ndryshe nga deshira dhe perpjekjet e shqiptareve. Nese mund te flitet për gabime gjate luftes ato nuk jane gjeneruar nga vullneti popullor, por marreveshjet nderkombetare, sidomos pas takimit ne Jalte. Dua te them se qellimi i nacionalisteve dhe partizaneve shqiptare ishte I njejte, clirimi i tokave shqiptare. Por duke pasur parasysh rrethanat historike dhe shoqeror te kohes ne tokat shqiptare, ku mbreteronte nje mbrapambeturi feudale, me 90 perqind analfabete, shpetimi I vetem per shqiptare ishte shkollimi i masave popullore, ndalja me ligj e hakmarrjes dhe ndalimi i feregjes, për të emancipuar femrat shqiptare. Kjo u arrijte fale baby-boomer-ve autonomiste shqiptare, te cilet e nxorren ligjerisht Kosoven me Kushtetuten e KSAK te Kosoves, si njesi e federalizmit jugosllav, lufta ishte ne mes te asaj qe Kosove te jete pjese perberese e Serbise, apo ne kuader te Serbise, fitoi opcioni “u sastavu”-entitet i pavarur, jo ai “sastavni deo”, ku Kosova konstitucionalisht ishte e pavarur nga Serbia.  Kuvendi i Kosoves perbehej nga dhoma shoqeroro-politike, i punes se bashkuar… dhe Kosova permes sistemit te delegimit percillte perfaqesuesit e saj ne Kuvendin e RSFJ-se, ne Komitetin Qendror dhe ne kryesine e RSFJ-se, qe ishte nje arritje kolosale për kohen, duke pase parasysh se Kosova kishte mungese kuadrosh te shkolluara. Fale nje politike kadrovike Fadil Hoxhiste Kosova u ngjite ne permasa shteterore, fale opinionit keshilldhenes te GJND-se, i cili kishte marre ne konsiderate Kushtetuten e 74-se, ku ishin te definuar edhe kufinjte e brendshem te Kosoves, por edhe ndarjet kadastrale, për të cilat pergjegjes ishte Kosova dhe institucionet e saj. Historia pra diskutohet me fakte, jo me deshira…

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …