Shumëçka që shkruhet në mediat kosovare është retorikë inflantive; do t’ishite e qëndrueshme po të kishte përpjekje për ndërtimin e një shoqërie normale emancipuese dhe për një shtet normal, të përafërt me shtetet demokratike si BE në tē cilat aludon tē hyjë Kosova, gjë që do të doja edhe vet, por nuk po kuptoj një gjë shumë esenciale në të cilën do të duhej të thirren, në koshiencën qytetare, nuk di a kuptohet drejtë cila eshte domethënia e saj, apo ata që paraqiten dhe te mbahen kinse “konstitucionalist”…, une nuk jam njëri ndër ta, sepse realiteti ne Kosove, jo që është jasht normales standarde, por është i çoroditur, dhe unë nuk ndiej asnjë arsye si një qytetar i zakonshëm i Republikës së Kosovës të jam i rezervuar ndaj njerëzve në pushtet të cilët dita më ditë po dëshmohen si njerëz me aftësi të kufizuara të përceptimit të realitetit në vend.
Ata jo që po senzibilizojnë krijimin e ambientit për një shoqëri te hapur dhe demokratike, por ata përmes udhëzimeve administrative plaçkisin, dhe “vrajnë” të ardhmen e kombit, as që mendojnë për këtë, pasi që qëllimi parësor i tyre është shpronësimi i vendit dhe pasurimi i tyre, prandaj këta nuk meritojnë asnjë fjalë te vetme “dashamirësie”, dhe përfundimisht në rastin konkret, postimet e mia nuk kanë gjë të përbashkët me retorikën inflantive të fjalëve të grumbulluara për të fasaduar “jashtëqitjen” e këtij pushteti kriminologjen, i cili bënë çdo gjë për të arsyetuar veprimet kriminologjene të zhvatjes së paras publike dhe paqesimit të partnerëve, duke sponzoruar me mjetet e buxhetit të Kosovës shkatërrimin konstitucional të saj, derisa qytetarët e zakonshëm të saj, shqiptarët, trajtohen qytetarë të kategorisë së dytë. Po i referohem vetëm një shembulli eklatant, vlen vetëm për shqiptarët, pensionistët detyrohen (edhe ata të palëvizshëm), të parakalojnē si në sfilatë mode para syve të punonjësve të Departamentit të pensionistëve, diçka e tillë në rrethana tjera ka ndodhur vetëm ne “Auschwic”… Përndryshe unë do të shkruaj ashtu si e shoh realitetin në vend dhe nuk do të citoj filozofë botërorë për të bërë krahasime banale, sepse gjendje në vend është kancerogjene, dhe kanceri nuk trajtohet me terapi muhabeti, por ndryshe…