…. Srebrenica…,
zonë e mbrojtur nga OKB-ja…
Pashë me sytë e mi, bashkë me sytë e fëmijëve të mi
ushtarë e paramilitarë…
pashë me mjekrra, pash edhe me kokarda
të zberthyer e qizme-zgjidhur
nga Serbia vinin si “mysafirë”…,
i pash ata në Caralevë,
i pash te kroni i bardhë…,
njerëz “të bekuar” e satanë…
më heret kolonë…, tash në batalion
bënin hesape në numratore
një numër, një kokë…
nje, dy, tre…njëshe…
dhjetë, njëzet, tridhjetë…qindëshe…
njëmijë, dymijë, tremijë…mijëshe
dhjetmijëshe…qindmijëshe…
ashtu, si nxënësit, që sapo filluar…
…bëhen gati për t’shkuar në shkollë…
…i ndanin nga grupi femijët buzëqumsht…
…të vegjël i masakronin….
.në Kosovë, që ishin shqiptarë…
në Osijek, që ka kroat…
në Lubjanë ka sllovenë…
e në Srebrenicë…hej në Srebrenicë…
…u përserit inkuizicioni…një fe e një Zot
…këtë kod jete çetnikët e shkruanin …
…të tjerët janë heretikë e t’pa fe…
“Ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala”
…gjenitalet jasht…, i nxirrnin, i këqyrnin…
ti je i bamë synet
ti je për kurban…
ti je boshnjak…,
ti je turk…, je musliman
koka jote eshte e bukur per jatagan…
u dënua njeriu, u dënua plaku e fëmiu
zoti yt është tjetër, imi është i forti
u kryqua buka dhe u satanizua njeriu
dhe ai që bëri krimin mori bekimin
“Ja sam Bog”, thonte
… ti je shqiptar, ti je slloven, ti je kroat…
e ti je boshnjak, turk…musliman
je për jatagan…,
U quan nga varret Car Llazarët e vet Shën Sava,
mprehën shtizat e shpatat e rënda mesjetare…
iu sulën kokave boshnjake
i thanë ti je turk, je musliman
pren e masakruan, gjë pa bë s’lanë…
ndërtuan kampe përqëndrimi
me pa sa është i qëndrueshëm njeriu…
…abuzuan e dhunuan
…hej… njeriu ia bëri njeriut
komshiu-komshiut
u vranë edhe fëmijtë në bark…
ti nuk do jetosh më…, thanë…
je i mirë për jatagan…
Sarajeva kur u rrethua
me ngjyra shtëpitë i “bojadisën” ,
edhe njerezit ishin shënjuar…
serbët për t’i dalluar…
e …boshnjakët…
rrëzoheshin njëri pas tjterit
nga snajperët e Mlladiqit e Kraxhiqit
ata që shkonin te burimi…
…ujë për të marrë …
e enjte, 26 maj 2011, “break news” CNN,
u zu krimineli Mlladiq,
…me i keqi…pas luftës së dyte botërore,
ç’thoni ore…u zu …”heroi” serb, mjeshtri krimit..
ai që ndertoi nje entitet me gjak?
…për botën ishte kriminel…,
…nga gjaku u krijua Republika Serpska,
…atje në Dayton,
athua do të përmbushet drejtësia…?