Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Tamam Republika, apo shajkaqë Republika…!?

Para se te fillojë spastrimi etnik dhe kasaphanja serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, Kasapi i Ballkanit në Fushë Kosovë iu pat drejtuar sërbëve protestues me fjalët: “Ne sme niko da vas bije!”, duke filluar nga aty fushatën e paparë të terrorizmit  shtetëror kundër shqiptarëve…

Sinqerisht kam qenë i zhgënjyer tejmase në institucionet ndëshkuese të vendit kur me aqë tërbim sillnin mbi trupat e njomë të të rinjëve të LVV-së që demonstronin kundër demarkacionit dhe “Zajednicës” si dhe për të lënduarit që pësonin nga forca te shumta policore vetëmse demonstronin shqip në demonstratat kundër tkurrjes së territorit dhe cenimit të sovranitetit, të cilat ishin planifikuar nga organizatorët të jenë paqësore, por që më vonë dolën nga kontrolli. Në fillim u bënë në përkrahje të nënave gjakovare, të cilat realizuan të drejtën demokratike të protestimit në Gjakovë kundër kriminelëve sërb, të cilët akoma mbajnë të paketuar më të dashurit e tyre, varret e të cilëve kanë mbetur të hapura. Reagimi i tyre shumë prindor për femijtë e tyre, ishte përqafuar nga një shumicë e të rinjëve gjakovarë, por ishte përshendetur dhe inkurajuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, brenda dhe jashtë vendit. të cilët  inkurajoheshin vazhdimisht në përpjekjet e tyre titanike shumëvjeçare, por kërkesa e tyre legjitime haste në vesh të shurdhër. Kjo bashkëndjenjë e shumicës së qytetareve të të gjitha etniteteve ishtë shtrirë në tëre Kosovën, por edhe jasht saj në diasporë, përveq Listës Sërpska, e cila ishte partner kyç i qeverive PDK-LDK, dhe kësaj të fundit PANA-sllaviste, e cila angazhimin e saj e ka përqëndruar në ndarjen etnike të Kosovës dhe mospranimin e kufijëve të jashtëm. Lista Serbe asnjëherë nuk e pranoi pavarësinë e Kosovës, përkundrazi ajo betononte qëndrimin kinse “neutral” ndaj Kosovës, duke valvitur flamujt sërb, dhe duke thyer sistemin fiskal të Kosovës, duke pranuar si monedhë pagese dinarin. Qeveritë e instaluara komunale sipas modelit Daçiq-Haradinaj-Thaçi-Vuçiq, vendosnin barrkiadat kudo ku jeton komuniteti sërb, i cili gëzon të gjitha benefitet shtëtërore të Kosovës, edhe duke realizuar pagesën e 4.000 pensionistëve nga Fondi pensional i Kosovës, të cilët kanë punuar edhe në administratën famëkeqe të Millosheviqit, duke privuar nga marrja e rregulltë e pensioneve shumë pensionistë shqiptare, të cilët me punën e tyre ishin kontribuesit më të medhenje të Kosovës. Në mesin e ndalesave, pa asnjë arsye, ishin-janë prindërit tanë, por edhe gjeneratat e tashme të cilët nuk  bënë ankesë pranë Gjykatës Kushtëtuesë për shkelje drastike të të drejtave dhe lirive të njeriut  konform Kartës Univërzale e të Drejtavë dhe Lirive të Njeriut të OKB-së. Merrnie me mend se çka do të ndodhëte po t’u ndodhëte e njëjta gjë ndonjë serbi.

Mospajtimi me kursin qeveritar u zgjërua edhe pas vendimit të përshpejtuar të qeverisë, për të evituar falimentimin e Korporatës “TREPÇA”, e cila sipas strukturës organizative thuhej se është shoqërore, edhepse konceptI shoqëror, pa pronar, eshtë abstract-I tejkaluar dhe eshtë konform Ligjit të Punës së Bashkuar të sistemit të vetëqevërisjes, por edhepse u bë ndryshimi ligjor Trepça po bëhet temë kusuritjeje me Serbinë, Pse?

TREPÇA

Pyetja që shtrohej për pronën shoqërore (LPB) OPPB, OP, OTHPB), sipas konceptit të organizimit vetëqeverisës të Kushtëtutës së RSFJ dhe të KSAK, u tejkalua ligjërisht në ndermarrje publike nën menaxhimin e UNMIK-ut, shtylla IV, sipas rezolutës 1244, ishte shkoqitur nga ndikimi kolonial sërb, pra Kosova ishte nën administrimin e OKB-së; UNMIK-u themelojë AKM-në për të mënjanuar ndikimin sërb dhe juridiksionin sërb mbi ndërmarrjet publike dhe pasurinë e Kosovës. Por politika dështake që thurri rrjetin korruptiv përmes bordeve partiake pretendonte të udhëhiqet nga politika ditore partiake, që ato ta mbikëqyrin dhe qeverisin atë, ishte jo vetëm dashakeqe por edhe shkatrrimitare për ekonominë e Kosovës. Meqë çdo gjë në Kosovë tash për tash është në etër, nuk pranohet assesi që me pronën e Kosovës të menaxhojnë subjektet politike, apo thënë me drejt një grup njerëzish, ngase bëhet fjale për pasuri enorme, mund të shkaktojë konflikte të mëdha interesi… Fatkeqësisht shumëçka është fshehur nga opinioni për të mbuluar keqpërdorimet me asetin kryesor të Kosovës-Trepçën. Edhepse TREPÇA ka qenë nën administrimin e AKP, ajo ka funksionuar si ndermarrje publike dhe të gjitha obligimet e saj janë garantuar nga Qeveria e Kosovës, duke dëmtuar këtë subjekt ekonomik për interesa të grupit me qëllim përfitimi… ja psh një kontratë e lidhur me nje kompani jashtë vëndit ku shihet ashiqare kush eshtë garantues i Trepçës, edhepsë kjo formë e kontraktimit ka qenë e dëmshme për interesin e vendit

GUARANTOR

The obligations undertaken by TREPÇA under this Contract are subject to the guarantee of the Government of Kosovo and Government of Kosovo shall act as the “Guarantor” of TREPÇA hereunder this Contract. Government of Kosovo irrevocably agrees to guarantee the përformance of TREPÇA of all its liabilities and obligations under the said Contract and upon the first demand of ….. to pay …. claims and lossës arising from the failure of TREPÇA in discharging any and all of its liabilities and obligations under this Contract.

Neni … – garanti

Detyrimet e marra përsipër nga TREPÇA nën këtë Kontratë janë subjekt i garances se Qeverisë së Kosovës dhe Qeveria e Kosovës do të veprojë si “garant” i TREPÇ-ës, ketu nën këtë Kontratë. Qeveria e Kosovës parevokueshem bie dakord për të garantuar kryerjen e të gjitha detyrimeve dhe obligimet e Trepçës ashtu si u tha ne kontratë dhe sipas kërkeses se parë….   për të paguar, i paguhet …… dhe humbjet që rrjedhin nga dështimi i TREPÇA-së në kryerjen e çdo/dhe të gjitha detyrimet dhe obligimet e saj në këtë Kontratë… Meqë kontrata e lidhur ka të bëje me fshehtësitë e saj afariste qëllimisht nuk kam vu emrin e palës kontraktuese, por sugjeron së shumë çështje që kanë të bëjnë me Trepcën janë të fshehura nga publiku, dhe tregojnë qartë për dëmet që ia ka sjellur vëndit menaxhimi banditesk i saj.

AKM, AKP, Shpronësimi banditesk

E pranuar kështu do të thotë se sistemi ekonomik I Kosovës akoma nuk është i pavarur, ngaqë koncepti i ekonomisë socialiste-vëtëqeverisëse eshtë tejkaluar me instalimin e shtyllës së IV të UNMIK-ut duke formuar AKM, duke ndarë nga pronësia qeverinë e Kosovës, si pronare legjitime e pasurisë toksore dhe nëntoksore, mendohej që pas reformimit të saj nga AKM në AKP do të revidohet kursi i shkatërrimit të pronës, por nuk ndodhi ashtu, ndodhi e kundërta, ata të cilët do të duhej të  ishin garant të pronës u bënë garant të shpronësimit “banditesk” të saj, iu vërsulen valës së privatizimit dhe të devijimeve të mëdha pronësore, duke u përpjekur jo te valorizojnë drejt pronën, apo në ngritjen e çmimit të saj në tregun e paluajtshmërive, por përkundrazi ata për hir të interesave të ngushta, partiake, por edhe individuale, zhvlerësonin pronën, për t’u bërë aksionarë të mëvonshëm të pasurive të saj, siç ka ndodhur me shumë kompani të tilla, duke vëndosur nëpër borde njerez jo professional dhe “llaskuc”. Ky veprim i gabuar i qeverive të njëpasnjëshme dhe të kësaj Haradinaj para aktit të kryer; u përpoqë të shpëtoi atë që mund të shpëtohej për momentin, por duket së ligji për rikthimin e pronës shoqërore në atë publike, si “government property”-jo shtëtëzim të pronës, edhepse modeli i tille pronësorë eshtë edhe në të gjitha shtetet e BE-së, pra i takon modelit të kombinuar të ekonomisë social-kapitaliste, cfare e ka edhe Gjermania. Ky propozim ligj doli te jetë ide e gabuar dhe e pamenduar mirë nga qeveria, e cila solli vëndin në lajthitje, së pari me devijimin e ligjit të sponsoruar me qëllim të mbrojtjes legjislative të korporatës”TREPÇA” duke e shnderruar atë nga Ndermarrja Shoqërore në Ndermarrje Publike, duke e proceduar po atë ligj në parlament, të cilin edhe e miratoi komisioni përkatës i të gjitha subjekteve parlamentare pa asnje kundërshtim, duke u përkrahur edhe ministria përkatëse për zhvillim ekonomik, përveq Listës Sërpska, gje që me vonë nxiti presidentin sërb Vuciq te reagoi vrullshëm, duke kërcnuar palën shqiptare me ndërprerjen e njëanshme të bisedimeve të filluara pa i realizuar obligimet e marra të pales sërbe, në Bruxelles, nga e cila marrevëshje pala sërbe ishte përfituesja me e madhe, ndersa Kosova mbeti mbrapa në të gjitha   procest e proklamuara integruese nga qeveria. Nuk u bë e ditur deri më tash së çka fitoi Kosova nga keto bisedime, sikurse procesi shumë i përfolur dhe i premtuar i liberalizimit të vizave…, gjë që ishte vetëm spekulim me ndjejnjat e qytetarëve të zakonshem, që nuk kanë të drejtë të bëjnë levizje normale drejt Evropës, derisa qeveria e tyre dhe shumë të tjerë afër saj nuk ndihen të hendikepuar… Po të realizohej premtimi i dhënë, sot nuk do të lëviznin njerëzit ilegalisht në Evropë, duke shitur shtëpitë e tyre, por do të shfrytzonin si mundësi punësimin sezonal dhe krijimin e disa parakushteve për jetë të dinjitetshme në vend.

Sharja kolektive “kryelajm”

Nëse thuhej se korrupsioni nuk është shkaku i protestës, apo i tkurrjes së territorit, atëhere pse qeveria nuk ka vendosur kodin e miresjelljes dhe nje rregullore ku parashihen ndëshkimet e ministrave përkatës, të cilët fyejnë jo vëtëm bashkeqytëtaret, por edhe kolegët qeveritarë shqiptarë, duke paraparë edhe të drejtën e shkarkimit të gjithë atyre ministrave të cilët fyejnë qytetarët, apo përfaqësuesit e tyre në kuvend, që në publik sharjet lansohen si “kryelajm” nga kryesuesi i Kuvendit. Kjo gjuhë e urrejtjes është vetëm shqip dhe kundër shqiptarëve.  Është urrejtje politike pa presedan, e cila nuk tolerohet në asnjë vënd të botës me demokraci efikase…

“Ne sme niko da vas bije”- Nuk guxon kërrkush t’ju rrahë!

Fatkeqësisht qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar nga qeveria e tyre e shumicës parlamentare dhe ata vuajnë të zinjtë e ullirit për të realizuar kërkesat e tyre në rrugë institucionale, ngase këtë të drejtë e shfrytëzojnë vëtëm pakicat jo-shqiptare, konkretisht sërbët, përfaqësuesit e të cilëve në Qeverinë e Kosovës gëzojnë edhe të drejtën e ofendimit publik pa reperkusione në baza kombëtare dhe për ketë nuk kritikohen fare nga qeveria… Sa keq po ndihem kur kujtesa po më rikthen në Fushe Kosovë dhe ku kasapi i Ballkanit i drejtohej serbëve protestues, “NE SME NIKO DA VAS BIJE”/Nuk guxon kërrkush t’ju rrahë, athua çfarë thonë sot qeveritaret shqiptarë, të cilët qytetarëve kosovarëve ua premtuan Evropën, edhepse Evropa perms EULEX-it ishte moti në Kosovë dhe fituan vetem Gjykatën Spëciale.

Shqiptarët rrahen e poshtërohen nga qeveritarët, derisa shkaktari i vërtëtë kesaj gjendje të krijuar janë serbët të cilët dëfrehen me parat e taksapaguesëve shqiptarë, ata marrin paga misnistrore për fyerje kolektive, ja kjo eshtë demokracia që proklamon qeveria, e cila me qyqarllëkun e demonstruar konfronton qytetaret me policinë, ndersa kursen Rikallon edhe nga nje kritike te vetme te ekzekutivit… demokraci se jo mahi. Pse athua i ndëshkon qytetaret e vet qeveria, edhepse votuesit e tyre u rrahën nga Rikallo ndërsa të votuarit ulen dhe “fërkohen” me Rikallon dhe të tjerët si ai.

Sllogani “NE SME NIKO DA VAS BIJE”, vlente atëhere edhe tash vëtëm për sërbët, për shqiptaret menyja ekskluzive qeveritare demokracia e stupcit… Millosheviqi i inkurajonte serbet ne protesta në Fushe Kosovë me fjaline “Në sme niko da vas bije”, duke shfuqizuar pastaj Kushtetutën e Kosovës, athua tash cili eshtë verzioni i ri i këtyre pamjeve, te cilat po i inskenon qeveria me gabimet fatale të ndëshkimit të rritjeve enorme të rrogave dhe me paralajmërimin e koncensioneve të dhimbshëme  dhe të përmirësimit të ligjit brenda natës për Trepcën, edhepse kishte arritur pajtueshmëri të lartë në mes të pozitës e opozitës..

Standardi qeveritar

Athua si e keni Rikallon? Ai flet sërbisht, në Kosovë të gjithe ata që flasin sërbisht janë të privilegjuar, ndersa ata që bëzajnë shqip janë të diskriminuar, përfundimisht qeveria e Kosovës vendosi standardin e stupcit për shqiptarët si zgjidhje të problemeve jetike në Kosovë… eshtë vëtëm një e mirë nga e gjithë kjo, ai që përdorë stupcin dhe e hanë stupcin janë shqiptarët …Millosheviqi iu thonte sërbëvë në Fushe Kosovë: “Ne sme niko da vas bije”.

Policia ishte në nivel të detyres, e shkundëte dajak shqiptarin sepse kerkonte drejtësi, ata kërkonin shkarkim të ministrit që ia kishtë fy nanën atij dhe ketyre policëve, nuk kishtë tëjkalim të forcës, ata ledhatonin, ky do t’ishtë deklarimi zyrtar i qeverisë-policore. Kurti në nje takim me media deklaroi se derisa nuk shkarkohet Rikallo dhe të rikthet ligji i Trepcës në Kuvend në vërsionin e pare nuk ka qetësi institucionale. Falë politikës inerte aspak, shtërore të Qeverisë republikane u faktorizua si protagonist kryesor i politikës zyrtare të Kosovës Lista Sërpska dhe Vuçiqi, po t’mos distancohet qeveria e Kosovës nga kjo politikë disfatistë do të pësojë republika.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …