Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Vendi im, Kosovë i thonë!

Kur po vjen ?
pyetje që zemrën rëndon

Është verë e nxehtë,
ujë ka pak
rryma mungon
shumë pluhur,
Athua pse aq shumë e dua atë vend ?

Kam shumë miqë atje,

motër, vlla..,

Ata më mungojnë

shpirtin më përvlojnë

Aty kam histori

gurë e varre

nën dhe Kosove prindët më pushojnë

 

Të gjitha ato gjëra që nuk ndryshojnë
mallin më shtojnë
ato që i lash, athua mendjen ma ndërrojnë ?

Sa me dëshirë
përshëndetje fqiut do t’i dërgoja,
e si të harroj…,
duart bujkut t’ia përqafoj, tokën që punon
ai që dheun e Kosovës dashuron

Ku janë minatorët, ata më mungojnë
duart e tyre nëpër histori gërmojnë
porosinë shekullore të Kosovës
kristalet ndriqojnë

Me ta dua të kuvendoj
tregimet e tyre t’i dëgjoj
sa thesar ka kjo tokë
shumë ka fshehtësi
në thellësi,

tokë-Kosova ka Zot, ore zotëri!

Eh në vendin tim ka shumë mirësi
athua zogjët shqip ende cicërrojnë
po në livadhe
mazi a lodron ?

 

 

Në kërkim

 

Më zuri gjumi në bankino

ora numronte kohën, para syve të mi

mu aty në qoshe kishin lidhur dashuri
dy rrugë që i jepnin vendit gjallëri
Middlebelti dhe 12 Mile-shi, ishin aty

Në anën e majtë ndihej një melodi
a ishte xhez, soul, apo bluz nuk di
kujtimeve u jepte madhështi
mendja më kishte kthyer prapa në histori
te një djep i vjeter dhe pragu i derës
ishim femijë, jeta ishte plote gjallëri

zemra ishte plot mall
për prindërit e mi
nuk shihja gjë me sy,
por unë isha aty, brenda në shtëpi,
bëja llaf dhe qeshesha, oh sa ishte kënaqësi

Dhe u ndal muzika, u ndalën edhe kujtimet
para meje ishte ngulitur një i zi
me zë te ultë më pyeti “Are you ready?”
autobusi na priste ne të dy

por unë nuk isha aty, mendja ime ishte në shtëpi

 

“No thank’s”
ai shkoi, më nuk më shqetësoi
ishte shumë qetësi, nuk dëgjohej më asnjë melodi
i ziu që shkoi, mallin ma shtoi
humba shiqimin, edhe pse kisha sy

e kërkoja pragun e derës, edhe djepin e vjetër
nuk ishin më aty

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …