Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Bernie Sanders ka rritur interesimin e të rinjëve me iden e tij të socializmit demokratik, kjo vërehet edhe nga mjetet e shumta financiare që dhurohen si donacione për të zhvilluar fushatën elektorale presidenciale ndër demokratë, për t’u përballur më 2020 me presidentin e tanishem Trump.
Socializmi demokratik…
Në terminologjinë e socializmit demokratik, mbiemri “demokratik” përdoret për të dalluar socialistët demokratikë nga socializmi frymëzues marksist-leninist, i cili për shumë veta shihet si jodemokratik ose autoritar në praktikë. Socialistët demokratë kundërshtojnë sistemin politik stalinist dhe modelin ekonomik sovjetik, duke hedhur poshtë formën e perceptuar autoritare të qeverisjes dhe ekonominë komanduese të centralizuar-shumë të centralizuar që u formua në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera socialiste në fillim të shekullit të 20-të.
“Free tuition”, ide revolucionare e senatorit Sanders…
Idetë e tia janë frymëzim për të rinjtë e shtresës së mesme dhe punëtore, premtimi i tij elektoral është shkollimi falas prej atij fillor deri te ai Universitar qe deri më tash ka qene ëndërr. A do të mbetet akoma ëndërr, apo do të bëhet realiteti varet edhe nga konventa e demokratëve se kush do të përfaqëson demokratët, dhe se a do të fiton senatori Sanders në taborin e demokratëve. Është e paqëndrushme që një pakicë dominante e 1% të ketë të drejtë të financojë fushatën preidenciale me mjete të mëdha financiare, bazuar në një vendim të Gjykatës supreme, në përbërje të së cilës janë shumicë republikanët, deklaron Sanders, gjatë një interviste të shkurtër në CNN. Ai mendon se qeverinë amerikane duhet ta krijojë shumica punëtore, dhe ajo qeveri të jetë në shërbim të shumicës dominante. Një ndër prioritetet e fushatës së tij është edhe kujdesi shëndetësorë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Sanders konsideron Kushtetuta amerikane është e përkryerë, edhe “Bill of Rights”, por përveqë mbrojtjes të të drejtave njeriut ai kërkon edhe mbrojtje të barabartë ekonomike për të gjithë qytetarët. Si duket fushata do të përqëndrohet në dicka të re në fushatën elektorale, një betëjë politike në mes të kapitalizmit tradicional, i cili është në lëkundje dhe socializmit demokratik që është më i përafërt me politikën zyrtare të BE-së.
Të drejtat e njeriut dhe barazia ekonomike…
Socializmi demokratik dallohet nga demokracia sociale në bazë të asaj se socialistët demokratikë janë të përkushtuar ndaj transformimit sistematik të ekonomisë nga kapitalizmi në socializëm duke përdorur mjete qeveritare, ndërsa socialdemokratët kundërshtojnë përfundimin e kapitalizmit dhe përkrahin reformat e drejta dhe progresive për kapitalizmin për të mbajtur një ekuilibër ndërmjet pronësisë private, shtetërore dhe publike. Në dallim nga socialdemokratët, socialistët demokratikë besojnë se reformat që synojnë adresimin e pabarazive sociale dhe ndërhyrjeve shtetërore që kanë për qëllim shtypjen e kontradiktave ekonomike të kapitalizmit, do t’i shohin ato ndryshe, të dalin diku tjetër me një maskë tjetër. Socialistët demokratë besojnë se çështjet sistematike të kapitalizmit mund të zgjidhen vetëm duke zëvendësuar sistemin ekonomik kapitalist me socializmin – dmth. duke zëvendësuar pronësinë private me pronësinë kolektive të mjeteve të prodhimit dhe duke zgjeruar demokracinë në sferën ekonomike.
Se sa janë të gatshëm të përqafojnë këto ndryshimet amerikanët mvaret edhe presj statusit të tyre dhe edukimit. Kërkesa për shkollim falas dhe për “free tuition” do të thotë për një përgatitje më të avansuar të të rinjëve, të cilët janë me shumicë të majtë. Dosido kjo polemikë e reformimit të sistemit, sigurisht do të ketë impakt në të ardhmen e SHBA-së. Zgjedhjet do të jenë treguesi më i mirë, të cilat dijnë edhe të befasojnë.