Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Kjo agjenci ka thënë se numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht në Komunën e Vitisë, fshati i Ri, ku ndërveprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të Komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Dardana. Kurse, situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …