Agjencia e OKB-së ka alarmuar për përkeqësim të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët në Palestinë, ka alarmuar për përkeqësim të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës në ditët e ardhshme. Komisionari i përgjithshëm i kësaj Agjencie të OKB-së, Philippe Lazzarini ka njoftuar se së shpejti do të përfundoj karburanti në Rripin e Gazës dhe kjo do të shkakton pasoja të rënda humanitare, bën të ditur Kosovapres. “Pa karburant nuk do të ketë ujë, nuk do të ketë spitale dhe furra buke funksionale. Pa karburant, ndihma nuk do të arrijë te shumë civilë në nevojë. Pa karburant, nuk do të ketë ndihmë humanitare. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë. U bëj thirrje të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim mbi to që të lejojnë menjëherë furnizimet me karburant në Rripin e Gazës dhe të sigurojnë që karburanti të përdoret rreptësisht për të parandaluar një kolaps të dhënies së ndihmës humanitare” ka tërhequr vërejtjen komisionari i përgjithshëm i Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët në Palestinë, Philippe Lazzarini.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …