Kosova është vendi më i varfër në Ballkan dhe në Evropë është thënë në Ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të Kosovës. Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë, me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë. Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e popullatës jeton në varfëri. Këto të dhëna preliminare për varfërinë në Kosovë i ka kumtuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …