Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë. Nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, mësohet se në vendin tonë po vazhdon trendi i rënies së natalitetit ndërsa sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme, del se nataliteti sa vjen e rritet, nga viti në vit. Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2012 janë regjistruar 27 mijë e 743 lindje ndërsa në vitin 2022 janë 22 mijë e 632 lindje. Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkalla e natalitetit është shumë më e lartë. Sipas kësaj ministrie, në vitin 2020 janë 33 mijë e 118 lindje, në vitin 2021 janë 44 mijë e 11 lindje, më 2022 janë 40 mijë e 517 dhe në vitin 2023 janë 40 mijë e 838 lindje.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …