Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion 200 mijë banorë në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare që ka filluar më 5 prill e do të përfundoj më 17 maj. Avni Kastrati theksoi se ka thënë se ka një hezitim nga komuniteti serb, por sipas tij, një pjesë e tyre është duke u regjistruar. Ai në një konferencë për media ftoi të gjitha komunat të cilët nuk kanë qenë edhe aq aktive, të regjistrohen, sepse siç tha ai kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë për regjistrim.
