Agjencia e Statistikave të Kosovës konstaton se standardi jetësor i qytetarëve të vendit është nën mesatare

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022. Sipas këtyre statistikave, në shtator të këtij viti numri i veteranëve të UÇK-së, të cilët marrin pension prej 170 eurove, është 36.780. Sipas një llogaritjeje, buxhetit të shtetit kjo i kushton mbi 6.2 milionë euro në muaj. Sipas rezultateve nga ky publikim, rezulton se gjatë muajit shtator 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 169 familje, me gjithsej 95 mijë  478 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë 776 familje. Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 mijë e 800 përfitues; nga skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës janë 48 mijë e 456 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e  311 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 61 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë 803 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 267 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 677 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e  823 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e  998 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2, mijë e 537 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13, mijë e 148 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e  780 përfitues.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASH pajtohet me BE-në se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, me projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet …