Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se numri i lindjeve ka shënuar rënie prej 30%

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në të gjithat maternitetet në Kosovë, mësohet se lindshmëria në vendin tonë ka rënie të dukshme. Në vitin 2014, janë regjistruar 32,087 lindje, në vitin 2015, janë regjistruar 31,116 lindje, në vitin 2016, janë regjistruar 30,069, në vitin 2017, janë regjistruar 30,025 lindje dhe në vitin 2018, janë regjistruar 22,761. Për rënien e natalitetit flasin edhe statistikat e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilave në vitin 2014 kanë qenë 10 mijë e 307 lindje, në vitin 2015, 9 mijë e 443 lindje, në vitin 2016, 10 mijë e 139 lindje, në vitin 2017, 10 mijë e 161 lindje, në vitin 2018, 9 mijë e 963 dhe në 9 mujorin e vitit 2019, 7 mijë e 256 lindje. Duke komentuar këtë prirje të rënies së lindshmërisë, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tha për KosovaPress, se është bërë si një lloj “trendi”, në vendet e zhvilluara ku qiftet vendosin të bëjnë fëmijë sa edhe kanë mundësi t’i mbajnë ata. Ai ka shtuar më tutje se kishte qenë mirë që shteti të stimulojë lindjet duke zgjatur pushimin e lehonisë dhe duke ndihmuar në rritjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …