Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin lidhur me llogaritë qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022. Sipas raportit të ASK-së të hyrat e qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro. Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, ka njoftuar ASK-ja. Vlera e shpenzimeve qeveritare sipas ASK-së ishte 2 miliardë e 623 milionë e 800 mijë euro ose 1.4 milion euro më shumë se sa ka arkëtuar. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet, 25 për qind, kompensimi i punëtorëve 24 për qind, subvencionet 15 për qind, konsumi i ndërmjetëm 14 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, ka njoftuar ASK-ja. Ky raport është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane.