AUV urdhëroi të gjitha pikat në vend për largim nga tregu të orizit të kontaminuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 400 mijë kg prodhime ushqimore të dëmshme

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka njoftuar se gjatë vitit 2020, kjo agjenci ka asgjësuar 400 mijë kg prodhime ushqimore të dëmshme. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë se fokusi kryesor sa i përket shëndetit publik është ruajtja e sigurisë ushqimore, duke shtuar se kontrolli kufitar zbatohet 100%. “Pa marrë parasysh çfarëdo situate që mund t’i vijë vendit tonë edhe kjo e pandemisë autoriteti jonë ka mandatin kryesor shëndetin publik ku hynë ruajtja e sigurisë ushqimore e shëndetit të kafshëve dhe të bimëve. Në çfarëdo situate që mund të gjendemi, sigurinë ushqimore nuk mund ta lëmë anash në asnjë minutë. Gjatë gjithë kohës produktet ushqimore në Kosovë i kemi kontrolluar dhe kanë qenë të nivelit të sigurt. Kontrolli në kufi ka vazhduar në masën 100%”, ka thënë mes tjerash zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …