leoni

SAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se në Kosovë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës – AUVK kthehet nën kuadrin e MBPZhR-së

Pas më shumë se një dekade, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUVK) si autoriteti më i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve kthehet nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë rast, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi një takim me zv. Kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, me ç’rast u njoh nga afër me funksionimin e kësaj Agjencie. “Roli i kësaj Agjencie është krucial në adresimin dhe ekzekutimin e politikave që i shërbejnë sigurisë ushqimore andaj do i kushtohet rëndësi e veçantë ngritjes së kapaciteteve njerëzore e laboratorike me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve tanë nga rreziqet që vijnë nga sëmundjet që barten përmes mungesës së kontrollit fitosanitar të cilësisë, ushqimet e pa-kontrolluara e të ngjashme. Kryeministri Albin Kurti, përmes kthimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës tek Ministria e Bujqësisë, konfirmoi orientimin e kësaj Qeverie që secila Agjenci e secili Institucion të jenë funksional dhe t’i kontribuojnë fushës për të cilën janë të mandatuara”, u shpreh me këtë rast Ministri Peci

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, për çdo ankese rreth sektorit të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0 800 38 000 dhe email adresën [email protected] , ku do të pranohen ankesat dhe do mund të merrni informacionet e nevojshme për çdo pyetje tuajën.

Në po këtë frymë, në dispozicionin tuaj është edhe numri +383 38 200 38 324 dhe email adresa [email protected], ku mund t’i drejtoni shqetësimet dhe ankesat tuaja për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …