Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka mbajtur për herë të parë takimin koordinues ndërinstitucional me kryetarët  e komunave të vendit

Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka mbajtur për herë të parë takimin koordinues ndërinstitucional me kryetarët  e komunave të vendit

Agjencia Kadastrale e Kosovës, njoftoi se ka mbajtur për herë të parë takimin koordinues ndërinstitucional me kryetarët  e komunave të Republikës së Kosovës. 

Të pranishëm në takim ishin kryetarët e komunave, nënkryetarët dhe drejtorët e drejtorisë së kadastrit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, përfaqësues të zyrës së USAID, përfaqësues të nivelit lokal, dhe media të ndryshme. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, z. Erden Atiq. 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, në fjalën e tij, përmendi zhvillimet, planet dhe objektivat në fushën e kadastrit, pronës dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në vend. Tutje ai tha që, administrimi i tokës, sistemi efikas i kadastrit, ofrimi i shërbimeve publike kadastrale për qytetarët e vendit përmes qasjes e trajtimit të barabartë, si dhe zhvillimi i infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor, përbëjnë thelbin e orientimit të politikave të sektorit të planifikimit hapësinor, infrastrukturës dhe mjedisit. 

“Administrimi i tokës dhe i informacionit mbi tokën, realizohet përmes një sistemi funksional kadastral në tërë territorin e vendit, për të mundësuar ndërtimin dhe banimin adekuat si komponentë të rëndësishme të kualitetit të jetesës, dhe mirëqenies shoqërore. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, edhe më tej do të angazhohemi maksimalisht në ofrimin e mbështetjes së plotë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për realizimin e reformave në kadastrin shtetëror, ngritjen e kapaciteteve për nivelin lokal, si dhe sigurimin e shërbimeve publike kualitative dhe efikase për qytetarët tanë’’ u shpreh ministri Aliu. 

Më tej, shtoi ai, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, do të vazhdojë të sigurojë mbështetje, me projekte të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrit dhe shërbimeve kadastrale për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe mundësojnë realizimin e reformave në kadastrin shtetëror. 

  1. Sokol Haliti nga Asociacioni i Komunave të Komunave të Kosovës, në fjalën e tij tha që, ky takim 

sot do të shërbejë, si mesazh për ngritjen e vetëdijes mbi llogaridhënien publike që të gjithë e kemi karshi votuesve dhe qytetarëve të komunave të cilat i përfaqësojmë, si dhe obligimin ligjor e moral ndaj përmirësimit të qeverisjes së drejtë e demokratike. 

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, z. Avni Ahmeti, përmendi para të pranishmëve projektet më të rëndësishme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dukë përfshirë këtu: projektet e Bankës Botërore, RIK, kompletimi i sistemit te adresave, avancimi i sistemeve kadastrale, rindërtimi i informacioneve kadastrale, si dhe korrektimi i të dhënave për persona. Z. Ahmeti tha që Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka identifikuar të gjitha problemet në fushën dhe sektorët që mbulon, duke ofruar zgjidhje për secilën prej tyre. Tutje, ai theksoi rëndësinë e përkrahjes institucionalë në nivelin qendror dhe lokal për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kryetarët e përfaqësuesit e komunave të Kosovës, diskutuan dhe tema tjera të rëndësishme mbi praktikat më të mira në fushën e kadastrit, dhe reformave tjera të nevojshme të kornizës ligjore.

Agjencia Kadastrale e Kosovës, do të vazhdoj konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe të aktiviteteve të rëndësishme që njëherit shfaqin vizionin e AKK për reformim të kadastrit shtetëror. 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …