Në fillim të muajit nëntor do te dihen parametrat ligjorë dhe ekonomikë, por edhe kapacitetet e “Trepçës” dhe arsyeshmëria e investimeve në të, sipas planifikimit të bërë nga AKP-ja. Ajo kohë përkon edhe më obligimin që ka AKP-ja, për të dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme planin e riorganizimit të “Trepçës” në mënyrë që të shmanget likuidimi. Por, miratimi i një ligji të veçantë për Trepçën që do ta bënte atë ndërmarrje publike, do ta bënte ligjin aktual për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta të pazbatueshëm për “Trepçën”. Koston e studimit të fizibilitetit të “Trepçës” pritet ta përcaktojë tregu, por megjithatë AKP-ja ka planifikuar buxhet mbi 1 milion euro për këtë studim.