Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet të shuhet, ose të funksionojë si një agjenci e veçantë brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas njohësve të rrethanave, ky proces mund të ndodhë vetëm me ndryshime ligjore. Përfundimi i procesit të privatizimit, i filluar para shumë viteve, është i domosdoshëm për t’i hapur rrugë shuarjes së kësaj agjencie. Shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe transferimi i saj në kuadër të një agjencie brenda Qeverisë së Kosovës është njëra ndër prioritetet e kryeministrit Albin Kurtit për sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit gjatë qeverisjes së tij. Me krijimin e fondit sovran pritet që asetet strategjike të Kosovës të kalojnë në duart e këtij fondi. Mirëpo një gjë e tillë sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë po shihet me rrezik.
