leoni

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL REZULTATET E SHITJEVE PËRMES LIKUIDIM Nr. 49

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot, më datën 21.08.2019, në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 49 përmes metodës së likuidimit pranoi numrin prej 121 ofertave për 131 asete te shpallura për shitje. Vlera e tërësishme e ofertave më të larta arriti shumën prej 8,073,467 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Agjencisë së Lajmeve www.kosovapress.com, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

Shkarko dokumentin në PDF

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …