leoni

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë fillon vlerësimin e 1642 projekteve bujqësore

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë fillon vlerësimin e 1642 projekteve bujqësore

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar procesin e vlerësimit të 1,642 projekteve bujqësore të fermerëve dhe agrobizneseve vendore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit 2018. Me rastin e fillimit të këtij procesi, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo bashkë me U.d e Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, kanë mbajtur një konferencë për media, me ç‘rast edhe kanë treguar se Ministria e Bujqësisë, përveç se ka rritur buxhetin për Programin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të vitit 2018, e ka rritur edhe transparencën në procesin e vlerësimit të projekteve bujqësore, si dhe ka krijuar lehtësira në disa kritere për aplikim për fermerët. Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka thënë se për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim 2018, si dhe për masat tjera për investime në infrastrukturën rurale dhe për investimet në zonat e thella rurale, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 27 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …