Agjencia Rojters, duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite raporton se një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite, në veri të Gazës gjatë natës. Ky ishte një sulm i planifikuar nga brigada e këmbësorisë Givati duke përdorur tanke, të cilat synonin infrastrukturën e kundërshtarit. Në videon e operacionit të natës të publikuar nga ushtria, shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, predha zjarri tankesh dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara. Operacioni u zhvillua në përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë në enklavën palestineze me qëllim të zhdukjes së Hamasit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …