Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë, do të  nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit

Në kuadër të zhvillimit të mbledhjes së 7-të të dy qeverive, G2G Shqipëri – Kosovë, për nënshkrimin e marrëveshjeve institucionale,  Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë, do të  nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Marrëveshja në fjalë synon të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Nënshkrimi do të bëhet më 27 nëntor 2021, në orën 11:30, në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sheshi Skënderbej. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të jenë Ministrat dhe përfaqësuesit e  të të dyja qeverive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …