Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, kohë më parë, patën vendosur të organizonin Sesionin shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që kishin planifikuar ta mbanin me dt. 25 nëntor 2020.
Mirëpo, për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë së Koronavirusit Covid-19 dhe masave qeveritare për parandalimin e kësaj përhapjeje, u detyruam që punimet e këtij Sesioni të shtyhen për një kohë të mëvonshme kur të normalizohet gjendja.
Megjithatë, meqë në kuadër të këtij aktiviteti ishim dakorduar të dilej me një deklaratë të përbashkët, po e bëjmë këtë duke e publikuar dhe ofruar opinionit përmes mediave si dhe webfaqeve tona.
Shpresa Mekaj
Drejtoreshe e Departamentit për Politika Zhvillimore
Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves
Tel: +377 44 207 895
E-Mail: [email protected]