Sot ka shënuar 21 vjetorin e themelimit edhe agjencioni i lajmeve KosovaPress. Kjo agjenci e lajmeve është formuar me 4 janar të vitit 1999, si një nevojë e kohës dhe për të informuar për zhvillimet në Kosovë, e cila krahas radios Kosova e Lirë, ka dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s. KosovaPress-i gjatë luftës, lajmet i publikoi në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge. Pas përfundimit të luftës është përballur me mbijetesë ndërsa nga viti 2009 KosovaPress solli në tregun medial të vendit, produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin. Agjencioni i lajmeve KosovaPress vazhdon të sjell produkte konkurruese në tregun media të Kosovës duke ofruar produkte në hap me kohën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …