Agjencioni Kundër Korrupsionit është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi

Agjencioni Kundër Korrupsionit është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi

Kryetari i Agjencionit Kundër Korrupsion, Ylli Buleshkaj, ka konfirmuar  se Agjencia që drejton ai, është duke kryer verifikimin e deklarimit të pasurisë së Shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi.  Ai në vitin 2021 nuk i ka pasqyruar tri biznese në të cilat është bashkëpronar në formularin për deklarimin e pasurisë në AKK. Buleshkaj ka thënë se kundër shefit të Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, është duke u kryer verifikimi i deklarimit të pasurisë para një hetimi të mundshëm pasi janë faza të ndara.  Ditë më parë AKK-ja ka bërë të ditur se  po hetohen edhe pasuritë e ministreshave, Rozeta Hajdari dhe Donika Shvarc. Duket se ishin lajmet e tilla të përhapura nga mediet, të cilat e kishin nervozuar shumë Luan Dalipin i cili i quajti medie kriminale, njëjtë sikur burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …