Agjencitë amerikane të zbulimit deklarojnë se Amerika përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale. Në këtë zbulim është përmendur edhe Ballkani Perëndimor, duke u marrë shembull edhe ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare shkaktuan vdekje dhe plagosje, përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Këto analiza janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan. Lidhur me Ballkanin Perëndimor, në raport thuhet se ky rajon “ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024. Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike, thuhet në raport. (Zëri i Amerikës)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …