Agjenda për 15 dhe 16 Qershor 2021 me rastin e 22 Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit
15 Qershor 2021
Ora 09:00 – Në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan bëhet ndarja e mirënjohjeve (post mortum) për profesorët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë Pandemisë COVID-19
Ora 10:00 – Hapja e Ekspozitës dhe muraleve në SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan
Ora 11:00 – Ekspozitë “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianëve të Kosovës – Në Qeder të Qytetit të Deçanit
Ora 12:00 – Të rinjtë e Deçanit ngjiten në “ Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”
Ora 16:00 – Ekspozitë “Nën dritën e Gjeravicës” nga Prof. Nezir Ramosaj – Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan.
16 Qershor 2021
Ora 09:00 – Ngritja e Flamurit në Qendër të Qytetit
Ora 09:10 – Seancë Solemne në Sallën e Asamblesë Komunale
Ora 10:00 – Turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” – Salla e Sportit në Deçan
Ora 10:30 – Homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit
Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
Ora 12:00 – Ekspozitë “n’Rrugë Drejtë Lirisë” – Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan
Ora 19:00 – Koncert me këngëtarët Deçanas – Qendra e Qytetit