Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka zbardhur agjendën për ditën e sotme.
08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë
12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë
(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)
15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë
16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol
16:30 – Ceremonia e varrimit
Kryetari, Hashim Thaçi ka shpallur të martën ditë zie në Kosovë.