Agjendën e aktiviteteve në komunën e Rahovecit për shënimin e ditëve përkujtimore ‘’Flaka e Janarit 2022’’

Nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-dega Rahovec, për organizimin e aktiviteteve kulturore, tradicionale e përkujtimore ‘’Flaka e Janarit 2022’’ në Rahovec. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende: E premte, më 21 janar 2022 – Ora 11:00- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit: Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në Fortesë. E enjte, më 27 janar 2022 -Ora 10:00- Homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc me 27 janar 1990. Vendi: Brestoc. -Ora 11:00- Manifestimi përkujtimor e kulturor në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. E shtunë, më 29 janar 2022 – Ora 14:00 -Homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. Aktivitetet mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …