Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të Agjencisë serbe të Sigurisë (BIA), Bojan Dimiç qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thekson se Dimiç i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”. Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4,036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri, etj. Musliu shton se Dimiç, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiçi, është njëri nga 113 agjentët rusë në këtë agjenci.
