AGK ankohet se po vazhdojnë sulmet e poshtërimet e Vetëvendosjes kundër medieve në gjuhën shqipe

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ankohet  se po vazhdojnë sulmet e Vetëvendosjes kundër medieve dhe AGK-së. Zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihalis ka vazhduar sulmet e partisë së saj dhe të Kurtit,  kundër gazetarëve, medieve dhe AGK-së. Ajo ka kërkuar hetime ndaj medieve të Kosovës për pretendimet e gazetës boshnjake, që sipas saj, qenka  një gazetë investigative, dhe nuk qenka  një gazetë regjimesh’. Mihalisi gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se ‘Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë, thuhet në reagimin e AGK-së. Për AGK-në, qëndrimi i fundit i zonjës së parë të Vetëvendosjes, Mihalis, vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. “Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim poshtërimin e gazetarëve në Kosovë”, theksohet në reagimin e AGK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …