AGK-ja ka kërkuar të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës së tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës së tyre si dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të garantojnë siguri. Në reagim më tutje thuhet se çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë. “ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre. Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë, thuhet në mes tjerash në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …