AGK-ja dënon sulmet e vazhdueshme, që zyrtarët e Vetëvendosjes po ushtrojnë kundër gazetarëve, veçmas kundër disa medieve

AGK-ja votimin në KPM e konsideron përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizim, për interesa të partisë në pushtet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është i shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. AGK-ja tha se e ka përcjellë  me shqetësim mbledhjen e  KPM-së, ku u votua kryetari i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti. Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja votimin e konsideron si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Jashtme të Francës ka reaguar lidhur me sulmin terrorist dy ditë më parë, në veri të Kosovës

Franca shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme nga Qeveria e Kosovës, të një numri të madh të strukturave administrative serbe

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku bëhet fjalë …