Babi, ti e dije se s’kisha guxim të shkruaja poezi për ty dhe të thosha që nuk ka poezi të duhur pë ta kushtuar Ty, s’ka fjalë të duhura për të përshkruar ty. Por per një-mujorin tënd të ndarjes nga jeta gishtat më shkruanin vetë babi, sepse nuk munda t’a përmbaja vetën për asnjë çast. E kam peng Babi, që s’te kam fizikisht e ta lexoj me ata sy të bukur e me atë zë të ëmbël dhe poezia ta kishte një përmbajtje tjetër.
O Ylli më i bukur në qiell kjo poezi është për ty…!
BABIT TIM…
Kur m’erdhi mendimi të shkruaj për ty
Përballë meje më dolen ata sy
Me të vërtetë shumë u përmallova
E shkruajta emrin tënd dhe fillova
Ah more Babë sa shumë më dhemb kjo zemër
Se kurrë më s’do të thërras në emër
Babi unë ende s e pranoj të vërtetën
Nuk e pranoj se pa ty do e kalojë tërë jetën
Për fëmijën bëheshe fëmijë
Për të riun bëheshe i ri
Për plakun babi bëheshe plak
Sikur të gjithë të të ngjanin pak
M’ka mar malli në këmbë me u ngritë
Kur vije prej punës ulë mos me t’pritë
“A u lodhe babi” dhe me një përqafim
Dhe ti më thoje “jo o shpirti im”
Dhimbja për ty babi ende s’u shua
Sytë i kam me lot kur i shoh fotot e tua
M’ka mar malli me ta dëgju atë zë
Shpirti më dhemb kur e di që s’të shoh më
Ti do të jesh me ne gjithmonë
Se shpirti yt do të jetë në zemrën tonë
Fjalët e veprat e tua gjithmonë do jetojnë
Do vinë mbesa e nipa e ty do të kujtojnë
T’ishe gjallë do vija te ti të pyesja për poezinë
Dhe ti do bëje kritikat për shkrimin tim
Poezitë e tua i mbajë në dollap
Kur i lexoj ndjej që do kthehesh prap
Të shkruaj për ty pata kënaqësinë
Se edhe poezisë ti i jep hjeshinë
Babi me lot e me mall këtë ty ta kushtoj
E vogla jote, ty ta dedikojë
Me shpirt e zemër po bëjë dua
Që n’botën tjetër kurrë mos me u nda
O Zoti i shtëpisë
O Babë, arsyeja ime e krenarisë…!