Albert Zholi, heshtazi pa bubullima e vetëtima siç lëshojnë disa krijues të ditëve të sotme të demokracisë, ka shkruar jo pak, por plot 21 libra, duke fi lluar nga monogra fi të, tregimet, publicistikë, intervista, romane e deri te eset. Ai ka ditur të trokasë në të gjitha portat e krijimtarisë me një “tufë çelësash” në dorë dhe ka gjetur çelësin e duhur për të hapur portën e letërsisë. Është përkundur në kolovajsen e krijimtarisë, mund ti jenë marrë mentë, por s’ka rënë kurrë në tokë sepse është “ një pehlivan “ i stërvitur që di të eci nëpër telat e letërsisë. Berti, megjithëse relativisht i ri, ka luajtur në të gjitha rolet në skuadrën e krijuesve. Herë e kemi parë si “sulmues” e herë si “mbrojtës,” lojtar që i përshtatet çdo roli ku e vendos “trajneri”. Në vitet e krijimtarisë së tij, i ka hapur portat e letërsisë ku gjeografia e shkrimeve është e larmishme e plot kolor. Krijimtaria e Bertit është shumë e gjerë dhe e larmishme. Ndër më të dashuruarat me lexuesin janë librat me tregime: “Ikja e Madhe”, “Ëndrrat e Mërgimit”, “Vite Emigracioni”, “Vajza Misterioze”, “Hiret e një Gruaje Bjonde”, etj. Vazhdon me romanin “Kush e vrau Dashurinë”, dhe monogra fi të “Luftar Paja”, “Kiço Mustaqi”, “Kujtim Gjonaj dhe Magjia e Filmit”, “Reshat Arbana” etj. Me penën e tij, e shohim të shëtisë në labirintet e letërsisë duke ju ngjitur kodrave e maleve, të futet monopateve të letërsisë e të zbresë fushave pa ju marrë fryma e pa ju dridhur qerpiku. Ai qëndron në kreshtat e letërsisë si një kalorës fisnik duke qenë vetvetja, i natyrshëm. Nuk është i shtirur, e as grabitqar ndaj punës të tjerëve, siç ndodh rëndom në ditët e sotme të krijimtarisë pa identitet, në vitet e demokracisë. Penën e ka skalitur si shpatën dhe kalon nga njëra betejë në tjetrën, në fushën e luftës së letërsisë duke korrur suksese e fi tore të pabujshme. Mediokrit bëjnë zhurmë si daullja që shurdhon dynjanë, por brenda është bosh. Berti ka një kontribut të madh edhe në redaktimin e shumë librave të autorëve të ndryshëm në prozë dhe poezi.
Ka plot 126 libra të redaktuara dhe 2700 intervista të realizuara me kategori të ndryshme shoqërore duke fi lluar nga akademik, profesor, aktor, regjisor, këngëtar, kompozitor, balerinë e deri te ministra e kryeministra. Dhe intervistat e tija kanë qenë tepër të arrira duke shpalosur tërë jetën dhe veprimtarinë e personazheve të intervistuara. Ai, edhe pse kryen shumë volum pune, i bën punët me përgjegjësi dhe seriozitet. Ndaj ka qenë i suksesshëm, në tërë jetën e tij krijuese e drejtuese, të redaksive të ndryshme botuese. Lavdia e shkrimtarit qëndron te krijimtaria, e jo te dekoratat e stisura si dhurata miqsh. Berti, është njeri me ego e ambicie pozitive që punon pa u lodhur, duke rendur tërë ditën si maratonomak, si bleta lule më lule për të krijuar “mjaltin e shëndetshëm” për lexuesin. Lexuesi e pëlqen krijimtarinë e tij për koloritin, larmishmërinë, përmbajtjen jetësore bukurinë e shprehjes, ëmbëlsinë e fjalës. Duke qenë se adoleshencën e tij e ka kaluar në emigracion, në Greqi, ai është inspiruar nga jeta plot peripeci e të papritura të kurbetit dhe i ka përjetësuar ato përjetime nëpërmjet tregimit, sa realist aq edhe artistik.
Në horizontin letrar, Berti është shfaqur herë si shkrimtar e herë si gazetar. Ai ka drejtuar në cilësinë e kryeredaktorit edhe disa organe shtypi të përditshëm, ku do veçoja gazetën “Ndryshe“. gazetën “Labëria,“ “Emigranti Shqiptar“ revista “Bota femerore” etj, ku ka treguar aftësi, integritet dhe kompetencë profesionale. Është bashkëpunëtor në disa media të përditshme ku shpalos rubrika me karakter problemor dhe artistik. Prej disa vjetësh është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Albert Xholi kontribuon, jo vetëm si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, por dhe si sekretar për shtypin. Për angazhimin e tij të papërtuar Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” e ka vlerësuar me titullin e lartë “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Po kaq i motivuar ka qenë edhe në emisionet në radio e televizione të ndryshme me rubrikat e tija speciale për emigracionin, që ndiqen me kërshëri jo vetëm jashtë vendit por edhe në mjedise tona familjare. E gjithë kjo krijimtari intensive, ka rrjedhur sepse ka pasur edhe një mjedis familjar të qetë e plot kujdes nga bashkëshortja e tij Lindita, që di jo vetëm të përmbush detyrat familjare duke i lënë shumë kohë të lirë Bertit në dispozicion, por edhe ti qëndrojë afër në veprimtari të ndryshme shoqërore. Me qetësinë, fi snikërinë dhe impenjimin maksimal prindëror, ka plotësuar edhe zbrazësinë që është krijuar duke qenë Berti i larguar, që fëmijët e tyre si dy gonxhe, Anxhelina dhe Enri, të rriten të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por dhe shpirtërisht. Duke u ndarë nga transmetimi i përshtypjeve të mia për lexuesin, i uroj Bertit, që pranvera e krijimtarisë ta shoqëroj tërë jetën si një kalorës i krenarisë krijuese në maratonën e letërsisë të pamatshme.