leoni

Agon Maliqi: Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shënuan rikthimin e partive opozitare të nivelit qendror

Agon Maliqi: Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shënuan rikthimin e partive opozitare të nivelit qendror

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson që zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shënuan rikthimin e partive opozitare të nivelit qendror, në qytetet më të mëdha të vendit, sikurse në Prishtinë dhe Prizren. Por, gjithashtu, sipas tij, votuesit treguan se më shumë i vlerësojnë kandidatët si personalitete sesa partitë politike, siç ishte rasti në Gjilan, ku fitoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje përballë të atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zgjedhjet e fundit lokale, sipas Maliqit, reflektojnë një gjykim pozitiv të elektoratit për ndryshimet që kanë ndodhur brenda partive politike opozitare dhe në të njëjtën kohë edhe për kandidatët e atyre partive. Por, siç thotë ai, këto zgjedhje reflektuan edhe frymën ndëshkuese të elektoratit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe thirrje ndaj saj për reflektim sa i përket pushtetit qendror. Vetëvendosje, të paktën në nivel të zgjedhjeve lokale, u kthye nga një parti me shtrirje nacionale në të kufizuar, pak a shumë në Anamoravë dhe në Llap, pra në lindje të Kosovës, në katër komuna krejtësisht. Është padyshim, fitorja e opozitës dhe  ndëshkim për Vetëvendosjen saktëson, Agon  Maliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …