Agon Vuniqi përfaqësues i denjë i gjeneratës së re

Agon Vuniqi përfaqësues i denjë i gjeneratës së re

Prishtinasi, Agon Vuniqi, diplomoi me sukses të shkēlqyeshëm në Univerzitetin prestigjioz “George Washington” në Washington DC. Ai u rendit në mesin e 11 studentëve të diplomar në departamentin e inxhinierisë biomedicinale .

Studentët e rinjë të cilët po studiojnë jashtë vendit, sidomos ata në SHBA janë bërë artikulues të zëshëm të demokracisë amerikane dhe të integrimit të plotë të komunitetetit shqiptaro-amerikan në shoqërinë amerikane. Se sa janë të rëndësishëm këta të rinjë po tregojnë edhe rezultatet e tyre në të gjitha fushat në sport, në muzikë, por edhe në shkencë. Dalëngadalë gjenerata e re po kyçet në rrjedhat politike dhe diplomatike të SHBA. Ecja e tyre në sfilatën garuese të suksesit veçse ka filluar të bëjë hapat e ngadalshëm por të sigurt. Ata janë bërë edhe faktorë të rëndësishëm në tregun amerikan duke u dalluar si student të vyeshëm dhe  zëdhënës të tregimit të sukseshëm për të gjithë atë armatë të rinjësh nga ata vijnë, për të rrëfyer potencialin e madhe që kanë, se atyre duhet dhënë vetëm shansin për t’u dëshmuar. Studentët e tillë duhet edhe të nxiten që t’i këthehen vendit përmes projekteve të përbashkëta me institucionet edukativo-arsimore të vendit të origjinës nga ata vijnë. Prandaj është detyrë e mediave të afirmohen sukseset e tyre, jo të përqëndrohet syri i kamerës dhe përqëndrimi i publikut vetëm në mediat rozë të cilave iu dhurohet pjesa më e madhe e kohë në mediat e shkruera dhe pamore- televizive. Kështu ne po humbim shansin për t’u dhënë të rinjëve heronjtë e vërtetë të dijes dhe shkencës, të matematikës, të fizikës, të kimisë, të mjekësisë, të informatikës e të shkencave tjera ekzakte që do t’ia kethenin vendit dinjitetin. Njëri ndër ta është edhe studenti Agon Vuniqi i cili u diplomua me sukses të shkëlqyeshëm në njërin ndër univerzitetet më prestigjioze private-kërkimore në SHBA dhe botë “George Washington University”, Washington DC. Univerziteti i George Washingtonit (GW, GWU ose George Washington) është universitet privat-kërkimor më seli në Washington, D.C. Është themeluar në vitin 1821 nga një akt i Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Studenti i biomedicinës Agim Vuniqi u njoftua përmes emailit nga stafi i Univerzitetit “George Washington” se ka diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm në inxhinierinë bio-medicinale:

Agon Vuniqi

The George Washington University

Biomedical Engineering (BME) major

Good day,

Congratulations on your graduation! We are so happy to have 11 graduates from our department.

As you may know, our beloved university does not have a December graduation. The Department would like to celebrate you with a small gif

 

Sincerely,

J’aime Drayton

Operations Manager

Department of Biomedical Engineerin

School of Engineering & Applied Science | The George Washington University

Stafi i Univerzitetit “George Washington” njoftoi Agon Vuniqin se ka diplomuar me sukses te shkelqyeshem studimet ne departamentin e Bisomedicines dhe ka fituar graden e inxhinierit te diplomuar te Biomedicines ne Univerzitetin “George Washington”, njërin ndër Universitetet më prestigjioze në SHBA dhe në botë, dhe se për këtë është shpërblyer nga Univerziteti me dhuratë speciale.

Suksesi i tij veçse ka rënë në sy si lider i projektit studimor të kapuqit ftohës për të ndalur procesin e rënies së flokëve për të sëmurët të cilëve iu bijnë flokët gjatë procesit të kimoterapisë.  Shiqo fotot:

“Scalp cooling for chemotherapy” Kapuçi I ftohtë mund te ndihmojë pacientët që kalojnë nëpër chemo terapi te mbajne flokët

Reduktimi i rënies së flokëve me ftohjen e kokës

Ftohja e kokës është njëra nga mënyrat për të zvogëluar rënien e flokëve derisa pacientët janë duke marrë kimioterapi për trajtimin e tumoreve të ngurta. Tumoret e ngurta janë kancere që nuk janë leukimi ose limfoma. Ftohja e kokës përfshin mbajtjen e kapakut (kapuçit) të ftohtë në kokën e pacientit para, gjatë dhe pas marrjes së kimioterapisë.

Ftohja e kokës është përdorur nga njerëz në Kanada dhe pjesë të Evropës për vite me rradhë. Tani kemi rezultate nga provat klinike (studime kërkimore) në Shtetet e Bashkuara. Këto studime tregojnë se çfarë mund të presim nga ftohja e kokës dhe si ta përdorim më së miri këtë metodë për të zvogëluar rënien e flokëve gjatë kimioterapisë për kancionin e gjirit.

Vlen të theksohet se Agonit i është ofruar gjatë studimeve të bëjë internship në Kongresin amerikan në stafin e US Kongresmanit Raja Krishnamoorth, ku edhe ka shërbyer 6 muaj, pastaj u angazhua në Institutin për neurologji, ku ishte asistent hulumtues i drejtorit të Institutit për neurologji në kuadër të “National Children’s Hospital” ne Washington DC.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …