Agron Gjekmarkaj: Ndarja mes PD-së së madhe dhe PD-së së vogël do të jetë vetëvrasja e madhe që do të na çojë drejt asgjësimit

Agron Gjekmarkaj: Partia Demokratike në Shqipëri është vënë në provën e saj ekzistenciale dhe finale

Partia Demokratike në Shqipëri është  vënë në provën e saj ekzistenciale dhe finale, u shpreh Agron Gjekmarkaj,  gjatë një diskutimi për situatën në partinë më të madhe opozitare. Në këtë kontekst, e kam mbështetur zotin Bardhi. E shoh si mundësi eksploruese dhe ndoshta mundësia e fundit për t’i dhënë një fytyrë serioziteti Partisë Demokratike dhe për ta shpëtuar atë. Që të jem i sinqertë, unë e kam konsideruar fatkeqësi të madhe shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’ nga Amerika dhe po kaq fatkeqësi mënyrën se si zoti Berisha reagoi. Dua të theksoj se unë nuk jam kritik me Lulzim Bashën sepse sot e kritikon Sali Berisha. Jam po kaq kritik sot me Berishën. Por ka ndodhur diçka. Secili prej nesh reflekton. Por vjen një moment që prevalojnë disa interesa madhore… unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe serioze që sot nuk e ka. Demokratët kanë nevojë ta shohin partinë e tyre të bashkuar, si të vetmen mundësi për të rinisur ringritjen tha Gjekmarkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …