Kur Adem Jashari dhe Abedin Rexha, dhan kushtrimin dhe lufta filloi.
Hashim Ram Haliti, bashkë me vëllezer, kushërinj dhe far e fis, ju përgjigj kushtrimit nder të paret. Hashimi ishte epror dhe komandant i mirë, kishte Lëvdatat dhe përkrahjen e madhe nga Sandokani dhe gjithë ne ushtaret e tij, pasi qe edhe pika ku udhëhiqte ai, ishte një ndër pikat më të rrezikshme në zonën e Drenicës.” PIKA E HOTIT”.
Hashimi nuk e dinte çka është frika, ai kurrë se njohu veten si epror apo në një kohë ishte emëruar Komandant i Brigades 112 Arben Haliti.
Donte të ishte vetëm një ushtar, donte të ishte i padallueshëm dhe kurrë nuk u nda nga ne, e qe ne ushtaret e tij, jetonim e vepronim nën kulmin e shtëpisë së tij, Të kësaj ” ODE ” të bukur të Babait të tij Ramë Haliti.
Edhe shitorja e tij ishte e jona, edhe mielli në magjen e familjes së tij, ishte i ushtareve të UÇK-së.
Edhe çdo gjë nga gjithë pasuria materiale dhe njerëzore, ishin pjesë e luftës së ushtrisë së Lavdishme të UÇK-së, ashtu siç ra edhe ushtari i parrë i Brigadës, Arben Haliti, ku gëzoi edhe emrin e Brigadës,112 “Arben Haliti”.
Hashim Haliti, derdhi gjak nga trupi i tij, në istikamet e luftës për liri.
Ne ushtaret e tij, do ta kujtojmë me mall gjithë jetën, mungesën e tij, nderimin dhe respektin e ndërsjellë qe kishim, si vëlla, si bashkëluftëtar, si epror dhe komandant i luftës së shenjët.
Luftës Çlirimtare të Kosovës UÇK.
Lavdi e përjetshme, komandant, qoftë i përjetshëm kujtimi për ty.
Kemi me të kujtue, trim, burrë dhe njeri të mirë për jetë e mot.
Të kujtojnë ushtaret dhe bashkëluftëtarët e tu, te ” Pika e Hotit ” Lavdi.