Agron Kajtazi: Kush ma vrau, rininë time...?

Agron Kajtazi: Kush ma vrau, rininë time…?

A u përpoqëm të çlirohemi, apo të burgosemi, të shtrydhemi e të ndrydhemi, deri në pikën e fundit të yndyrës së njeriut. Ngjeshëm pushkët mbi krahët e njomë të djalërisë tonë, “me u vra o me u çlirue, veç n’ robëri mos me jetue”.

Sot behën 19 vjet që u demobilizuam, pasi arritëm ta çlirojmë atdheun nga forcat gjakatare, bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe gjakun e derdhur të dëshmoreve trima e trimëresha, të mundit dhe sakrificës së madhe të popullit të përvuajtur nëpër shekuj, përmbyllëm një kapitull, më 19. 9. 1999.

Çka filluam pastaj?

Dikush zëri vend në detyra të ndryshme, disa nga ne pritem një të ardhme brenda uniformës së sigurisë së vendit, i shërbyem këtij vendi edhe më pastaj, TMK-ja, një shpresë e trashëguar nga lufta e shenjtë e UÇK-së. Edhe kjo ma vrau kohen time, pash shumë ëndrra e m’i vrau të gjitha.

Ma mori kohen më të mirë të jetës time, me la pa shkollë, me la pa ardhmëri, pa perspektivë dhe pa punë. Gjersa ishte në tranzicion, aty isha me shumë shokë e bashkëluftëtar, që faqebardhë i primë ndërtimit te shtetit, krijimit te FSK-së dhe rrugëtimit drejtë USHTRISË. Pak u pa e ardhmja këtu, neve u përzunë, u përndoqëm, për të ardhur në rend ata qe kishin “Nënën Baçicë”. As shkollë, as punë, as të ardhme, veç një rrugë për pak frymëmarrje të lirë dhe ca krenari të pështjellë e të mbajtur fshehtë, si fëmija kur fsheh sherret e veta.

Krejt mi vranë…!

Edhe ëndrrën.

Edhe shpresën.

Edhe rrugën.

Edhe lirinë.

Po edhe me keq, nën lëkurë ma gjetën krenarinë e pikërisht pas 19 vite, ma vranë e ma përdhosen, mizorisht, në sy shtetit, nga vet shteti, nga drejtësia e pështjellë nën petkun e së drejtës, e krejt e mbytur në padrejtësi.

Armiku e ndoqi gjeneratën time me pushkë, top e tank. Por nuk ja arriti ta zhdukë e ta përzë nga trojet e veta edhe pse vrau shumë nga shokët, moshataret e mi. Edhe sot me mungon, Faik Draga.

Edhe sot me mungojnë: Sami Bajra, Arben Haliti, komandant Sandokani. Edhe sot rri me ta, flas me ta, jetojë me lavdin e tyre. Përulem ditë e natë për shpirtin që e dhanë për Atdhe. Por unë qëndrova me shumë shokë të tjerë këtu, e kurrsesi nuk ika nga vendi im. Po shteti, shteti që më përdhos, me plan apo pa të, ma neveritë gjithë rrugëtimin tim, mundin dhe nderin, e në shenjë mirënjohje, marr titullin “MANIPULUES”.

Të faleminderit Kosovë, por unë prapë jam këtu.

T’i durojë edhe poshtërimet, edhe përdhosjen qe ma bën, edhe fjalën më të keqe qe më emëron edhe dhunë ta durojë, se skam Atdhe tjetër ku të jetoj, se s’ kam gjak as mund për të lënë pas, e t’a kthej shpinën si mos të jetë bërë gjë. Se s’ kam shpirt për të dhënë askund, përveç në këtë truall të stërgjyshërve të mi, pranë tyre, pranë shokëve e farefisit tim. Të faleminderit qe me marrose.

Kurrë, do Zoti  s’ta kthej kështu.

Me respekt, A.K. veteran. “Manipulues”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …