Agron Kajtazi: Mbeturinat serbofile

Agron Kajtazi: Mbeturinat serbofile

Si pasojë e okupimit të gjatë të Serbisë dhe asimilimit të pjesshëm të disa individëve dhe disa familjeve, ne ende trashëgojmë njerëz me të mbeta të asaj kohe dhe nga kjo, shkaktohen shumë dëme në mbarëvajtjen e jetës së lirë në shtetin tonë, tashmë të çliruar. 20 vite nga lufta çlirimtare, 10 vite shtet, mijëra njerëz të vrarë, mijëra gra të përdhunuara, mijëra dëshmor të vrarë me armë në dorë, nëpër istikamet e luftës çlirimtare. Ende ka njerëz qe këtë realitet e shohin si ëndërr dhe me manipulimet dhe propagandimit e tyre, mundohen ta tjetërsojnë gjithë realitetin. Këta njerëz me vlera të ulëta kombëtare dhe në sajë të përfitimit nga çdo sistem, si ai i kohës së okupimit, ashtu edhe gjatë kohës së administrimit nga UNMIKU, edhe në mungesë të ligjit shtetëror për tradhti apo më mirë me thënë, mungesa e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe vlerave kombëtare, ata përfitojnë edhe sot pas 10 viteve shtet. Gjithë këta, do ti ndaja në grupe.

-Grupi i parë, është ai që vështirë do të arrijë ta kuptojë këtë realitet pasi që kanë mbetur të mishëruar me sistemin e vjetër serbo-çetnik, ku në fakt kishin mjaft benifite saqë mund të zhvillonin biznes, kishin punën zyrtare dhe ata nuk kishin pengesa në asnjë lloj aktiviteti në jetë, përveç asaj se kishin pranuar faktin jo kombëtar dhe ishin asimiluar mjaft sa për të qen pjesë e çdo mekanizmi të atij sistemi.

– Grupi i dytë, është grupi qe e ka kuptuar këtë realitet të shtetësisë tonë, por në realitet ende kanë simpati për sistemin e kaluar dhe po ja dalin mjaft mirë, duke u instaluar edhe në sistemin e shtetësisë tonë, me të gjitha benifitet, veç më të mira se ato qe i kishin në sistemin e kaluar.

Ku grup profiterësh në secilën kohë dhe në secilën mënyrë, e gjeten vetëm për mrekulli në çdo institucion te shtetit të pavarur dhe mekanizmat e shtetit tonë, duke i shfrytëzuar kapacitetet e veta profitabile para gjithë atyre qe ishin më shumë meritor për këtë ditë dhe shtet të pavarur.

-Grupi i tretë, apo grupi i fshehët, që kurrë s’kemi mundur ta quajmë as spiun dhe as Atdhetar. Kanë strategjinë e dy grupeve të lartpërmendura dhe ndjehen perfekt në çdo lloj situate. Pos që i përshtaten çdo sistemi, përfitojnë nga çdo gjë që lëviz, që merr frymë apo qe jeton në këtë vend. Ende edhe sot kanë rrënjët dhe rrugët, në ish sistemin e shkieve dhe atë të shtetit tonë të pavarur. Pos që përfitojnë pa ndal, qe ruajnë lidhjet e vjetra duke krijuar këto të rejat pa asnjë problem, e trazojnë dhe e pengojnë, sa herë të duanë dhe që shkon uji në mullirin e tyre, bëjnë çfarë të duanë me krejt shtetin tonë.

Edhe në trazira, edhe në mjegull edhe kur ec diçka, ata kanë rrugën e vet profitabile dhe kurrë s’mundi askush tua ndalë. Përfituan në okupim, përfituan në luftë, përfitojnë edhe sot dhe trazojnë vendin tonë, çdo ditë e çdo natë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …