Mbrëmë Skenderaj u rrethua, jo nga Policia sepse ata janë për rënd e siguri, por nga politikat e brishta të VV-së dhe të Albin Kurtit. E di qe ai ishte skenar i përgatitur, ishin “degëza” për poena politike e personale.
Albin Kurti e din qe nuk është i mirëseardhur në Drenicë, ka abuzuar shumë me këtë emër, ka shkel mbi çdo parim dhe etikë të të bërit politikë. Dje rastësisht qëlluan nxënësit, por kushdo qe te qëllonte aty, do të bënte të njëjtën gjë, sepse këtë e ka mboll vet Albini, jo Drenica, jo qytetarët.
Ne kemi anëtar të VV-së në Skenderaj, madje edhe kandidat për deputet dhe asamblist të kësaj partie. Askush si nguc, askush si pengon, njerëzit janë të lirë ne mendimet e tyre, me planet dhe interesat e veta, por ka pak ndryshim mbi prijësin e tyre, zotin Kurti.
Drenica dhe Skenderaj dha gjithçka për këtë liri, nëpër shtet e pavarësi, prandaj te shkelesh mbi këto vlera, të nënçmosh e të abuzosh emrat e përveçëm apo të kategorive meritore, nuk është e lehtë dhe nuk përkon me frymën e vullnetit të mirë të të bërit politikë apo të mbajtjes se një “etike” të stabilitetit dhe qetësisë.
Gjithë rrugëtimin politik Albini dhe VV-ja e kanë tendencioz, të rrezikshëm dhe të turbullt, askush nuk i dëshiron skemat e tilla, çfarë ndodhen dje ne qytetin tonë të Skenderajt, madje nuk është kulturë dhe as traditë e jona. Incidenti është mbjellë nga vet Kurti, nuk e organizoi PDK-ja apo ndonjë subjekt tjetër.
Incidenti ishte i dijshëm për Kurtin, prandaj erdhi me forca të hekurta, erdhi i armatosur dhe Drenica nuk duron hekur, nuk duron rrethim, madje as nuk e meriton kurrsesi. Ta ndiesh veten superior dhe autoritar, siç paraqitej kandidati për deputet i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, është edhe trase e një rruge qorre për politikë dhe të ardhme të tij.
Ai me injorancën e tij edhe përball meje, tregonte një papjekuri politike e njerëzore. Nuk është i gatshëm të marr mandat, as të përfaqësojë dikë me vullnet dhe obligim qytetar. Nuk mund të ngritësh duke sharë, duke injoruar dhe nënçmuar të tjerët.
Ne ende jemi mbrapa si shoqëri, sepse fiksimi ynë është mbi partinë, pas liderit dhe jo pas programit. Shumë rrugë janë të shkurtra, por nuk mund të hysh bash kah do, ndoshta ndonjëherë edhe të bie mirë, por jo gjithmonë.
Prandaj traseja e rrugëtimit politikë të VV-së dhe z. Kurti, është e shkurtër, por edhe e rrezikshme. Dua qe me 14 shkurt, te dalë të votojë si qytetar i lirë, pa rrezik për askënd, pa skenarë te parapërgatitura në zyrat e partive, cilës do parti. Por edhe si shoqëri dhe si komb dhe ne vazhdimësi, jemi dëshmitar të kohës, se viktimimë bëhet “xhelati” dhe fajin ja hedhim të pa-fajshmit.