Agron Kapllanaj: Berisha po mban peng partinë dhe me qëndrimet e tij po e favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë

Agron Kapllanaj: Berisha po mban peng partinë dhe me qëndrimet e tij po e favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj  thotë se Sali Berisha po mban peng partinë dhe me qëndrimet e tij  po e favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë.

“Përplasja ose krisja midis nesh dhe shumë demokratëve të tjerë me Berishën, ka ndodhur pas 9 shtatorit, Kur Lulzim Basha njoftoi përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës. Ata që menduan ndryshe nga Berisha, u shpallën armiq dhe kundërshtarë të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. Vetë Berisha, në një studio televizive ka folur me superlativa për Bashën, tha që Ramës do t’i duheshin 10 vite për të realizuar projektet që ka realizuar Basha. Por, një ditë pas pezullimit që i bëri, Basha ishte besëprerë, ishte bashkëpunëtor i Ramës. Kjo ishte qesharake, por në fund të fundit, Berisha në atë moment e ndjeu veten të braktisur nga struktura e Partisë Demokratike. Aty Berisha filloi sulmet dhe filloi të rimarrë Partinë Demokratike në mbrojtje të vetes”.

Kreu i PD Fier shprehet se Berisha po shfrytëzon momentin delikat, në të cilin ndodhet aktualisht partia më e madhe opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …