Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i cili është sërish kandidat i AAK-së për kryetar të kësaj komune, ka reaguar në lidhje siç ka thënë ai se familja e tij ditëve të fundit është linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e tij politikë. “E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, ka shkruar Agron Kuçi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …