Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Kurti ta formojë një qeveri të unitetit për t’u ballafaquar me padrejtësitë evropiane ndaj Kosovës

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi në postimin e tij në rrjetin social në lidhje me formimin e qeverisë së re ka thënë se Albin Kurti e ka mundësinë që tani ta formojë një qeveri të unitetit për t’u ballafaquar më getonizimin dhe padrejtësitë e Evropës në raport më Kosovën. “Të përballur padrejtësisht me presion ndërkombëtar, të izoluar nga vendet e Bashkimit Evropian pas aplikimit të taksës doganore ndaj Serbisë, të sfiduar nga Gjykata Speciale diskriminuese, nergut për shqiptarët, të gjendur në geto si vetmi vend në Evropë pa liberalizim të vizave për qytetaret tonë dhe në pamundësi të integrimit në BE dhe në organizatat tjera evropiane dhe botërore edhe 20 vite pas luftës për liri e pavarësi. Të kushtëzuar nga bisedimet dhe dialogu i imponuar me Serbinë, lidhur me sovranitetin dhe integritetin tonë shtetëror, me ngërçet e mëdha në fushat themelore: ekonomike, politike, sociale, kulturore edhe 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë Ahtisariane, përballë ikjes masive të rinisë dhe energjisë sonë vitale, sot Albin Kurti, ka rastin unik dhe mundësinë historike si fitues i zgjedhjeve te 6 Tetorit, të formoj QEVERI UNITETI të përbërë nga VV, LDK, PDK dhe AAK, me premisën e vetme që vendi ynë-Kosova t’ia del suksesshëm në proceset e mëdha e të vështira që na presin. Formimi i një Qeverie Uniteti, është veprim demokratik, që garanton zgjidhje të çështjeve të theksuara dhe e faktorizon Kosovën në skenën ndërkombëtare , ndërkohë e rritë përgjegjshmërinë e PDK dhe AAK, sforcon partinë fituese VV si dhe LDK dhe si përfundim fuqizon jashtëzakonisht Albin Kurtin si Lider të një Epoke tē Re”. Ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …